E Martë, 3 Nëntor 2026

Nis vaksinimi ndaj HPV për vajzat 14-20 vjeç – Sipas ISHP-së janë 10 mijë doza në dispozicion

Kjo është Orthea , 13 vjeç e cila është njoftuar nga qendra shëndetësore 10 se ka ditën e vaksinimit ndaj virusit Human Papiloma. Pak me ndroj por e mirë informuar edhe në shkollë ajo  është vendosur të marrë këtë vaksinë e cila po aplikohet qe prej një viti tek kjo grup moshe.

Por nisur nga kërkesat në rritje të vajzave më të rritura për këtë vaksinë, vjen edhe një lajm i mirë për to.

“Aktualisht duke qenë se ka kërkes edhe nga vajzat më të rritura, menduam të zhvillojmë një fushatë që do të thotë të kapim të gjitha ato vajza që kanë mbetur pa u vaksinuar dhe të gjitha vajzat që duan të vaksinohen”, thotë mjekja Rovena Daja.

Sipas ISHP , edhe pse HPV është një vaksinë e re, ajo është përthithur shumë mirë, madje në disa qyteteve të vogla janë vaksinuar 100% e vajzave.

Daja tregon edhe karakteristikat e kësaj vaksine e cila në treg kushton rreth 270 euro ndërsa në qendra ofrohet falas.

Tirana me mbulesë vaksinale 76% ndaj HPV duket se shoqërohet edhe  një pjesë  prindërish që ende hezitojnë, por sipas mjekëve kjo vjen për shkak të mungesës së informacionit që ata kanë. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›