Saranda tërheq sipërmarrësit e huaj, çifti rrëfen eksperiencën e të bërit biznes

Erdhën në Shqipëri një vit më parë, Tameriani nga Kazakistani e Katerina nga Ukrainën e pushtuar. Janë këtu jo si turistë, por për të ofruar shërbime në standart turistik.
Tamerian, nuk e ka vështirë të rrëfejë në shqip historinë se si e gjeti Sarandën prej nënës së vet, të ardhur më herët këtu.
“Fillimisht erdhi ajo këtu, kishte parë e dëgjuar në google për vendin e bukur e me klimë të ngrohtë. Më pas erdha edhe unë”, tregon Tameriani.
Saranda u bë jo vetëm vendi për të çelur biznesin e tyre, por edhe dëshmitarja e dashurisë. Në 2023, Tameriani dhe Katerina vendosën kurorën në perlën e jugut, për të mos u larguar nga ky qytet.
Me iniciativën e tyre ata nisën të administrojë një subject tregtar. Tamerian dhe Katerina kanë dëshirë dhe projekte për ta zgjeruar aktivitetin e sukseshëm në këtë vit të ri.
“Është një vend i bukur që zhvillohet e më shumë vit pas viti. Një vend që ka interes të lartë nga turistët. Më e mira që mund të bësh këtu nga ana e biznesit është që të rritesh”, u shpreh ai.
Të tilla biznese vitet e fundit janë kthyer në stacionet dhe destinacionet më të preferuara argëtuese për vizitorët e shumtë që frekuentojnë qytetin bregdetar.
Gazetar: V. Shumeli
/rtsh.al/