Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorë

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Studentët në të gjithë vendin nisin sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditorë.
Edhe këtë vit peshën më të madhe të pranimeve e mbajnë universitetet publike, ku 70% e të rinjve kanë zgjedhur univeristetet publike dhe 30% universitetet private.
Për vitin e ri akademik edhe këtë vit degët më të preferuara nga maturantët janë Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologjia, Inxhinieria, Arkitektura dhe Teknologjia e Informacionit.
Ministria e Arsimit ka rihapur aplikimet për plotësimin e formularit A1Z në portalin e-Albania për kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë në raundin e tretë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Aplikimet do të kryhen deri nesër, datë 6 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përmes portalit “e-Albania”.
Ndërkohë, raundi i tretë i aplikimeve për maturantët do të zhvillohet nga 8 deri më 21 tetor 2026. Pas përmbylljes së procesit të regjistrimit më 21 tetor parashikohet që ky numër të arrijë mbi 21 mijë studentë.
Nis viti i ri akademik 2026-2027, foto: Florian Abazaj 1 nga 17/k.s/j.p/r.e/