E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis zbatimi i IBM-së në Bërnjak e te Dheu i bardhë

Sot në ora 8:00, në pikën kufitare në Bërnjak, ka filluar implementimi i Marrëveshjes së Integruar të Kufirit.

Në vendkalim gjenden ushtarë të KFOR-it, të EULEX=it, të policisë kufitare të Kosovës e të doganës, ndërsa në anën serbe polica serbe dhe doganierë serbë, njoftojnë medie serbe.

Në vendkalim, pos shenjave të komunikacionit nuk është vendosu asnjë simbol shtetëror.

Doganierët shqiptarë, njoftojnë medie të Beogradit, për shkak të bllokimit të rrugës, në vendkalim kanë shkruar me helikopter.

Edhe në vendkalimin Dheu i Bardhë sot ka filluar zbatimi i marrëveshjes së IBM./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›