E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veseli: Në PDK i kam “dostat”

Ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, ka thënë se vizioni i tij është përputhur me Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli ka thënë se ai ka hyrë në PDK, për faktin se janë sistemuar shumica dërrmuese e veprimtarëve, me të cilët ka vepruar për më shumë se dy dekada.

“Unë kam miq dhe bashkëveprimtarëve në të gjitha partitë politike të Kosovës, por është fakt i pakontestueshëm se në PDK janë sistemuar shumica dërmuese e veprimtarëve, me të cilët kam vepruar për më shumë se dy dekada” ka thënë Veseli për gazetën “Epoka e Re”.

Krahas kësaj, sipas Veselit, PDK-ja ka qenë parti e hapur për të gjitha shtresat e shoqërisë sonë dhe për të gjitha nivelet intelektuale.

Ai ka thënë se në këtë vizion të hapur e shoh se mund të kontribuoj më shumë përballë sfidave të reja që e presin Kosovën.

E duke folur për ish-bashkëluftëtarin e tij, deputetin Fatmir Limaj, Veseli ka thënë se për të gjithë me ata me të cilët ka udhëhequr luftën, do t’i ruaj mendimet pozitive./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›