E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nise udhetimin tend nga Shqiperia jote”, AKT promovon Lezhen Eglantina Nasi

“Nise udhetimin tend, nga Shqiperia jote” ... Kete here, nisma e ndermarre nga Agjencia Kombetare te Turizmit (AKT) per promovimin e vlerave dhe trashegimise kulturore te vendit tone, u ndal ne Lezhe. Ku ka qene pikerisht historia e lashte e qytetit qe njihet per “Beselidhjen e Lezhes” dhe trevave perreth, ajo qe e shtyu AKT-ne te promovoje bukurite e trashegimine e saj kulturore, por edhe gjithcka te mrekullueshme qe mbart ne vetvete kjo pjese e Shqiperise. Duke organizuar pikerisht nje tur te posacem turistik ne rrethin e Lezhes, aty ku vendet per t’u vizituar dhe per t’u shijuar jane te shumta, pasi ai ka nje nder pozicionet me te lakmueshme gjeografike. Ku brenda nje territori jo te madh, shijon freskine e maleve, por edhe kenaqesine qe te fal bregdeti. Por e rendesishme mbetet edhe Kalaja e Lezhes, qe daton rreth 2000 vjet p.K. dhe mbart historine qe nga krijimi i qytetit antik te Lisusit, e cila eshte nje nder atraksionet kryesore te vizitoreve vendas dhe te huaj. “Jemi ne Lezhe, nje kala qe daton qe nga Mesjeta. Duke qene ketu secili nga ne e kupton se cfare vlerash kemi dhe se sa shume duhet punuar per t’i promovuar ato. Me zhvillimin e infrastruktures, vitet e fundit, kjo pasuri kombetare behet akoma me e prekshme, jo vetem nga ne, por per cdo vizitor. Tanime nuk ka me droje, nuk ka me pertese, gjithkush mund te vije dhe te shijoje kete natyre te mrekullueshme, kete kala te vjeter, vendvarrimin e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe gjithcka tjeter qe ne do te ofrojme ne kete tur”,- eshte shprehur drejtoresha e AKT-se, Brikena Arapaj. Ndersa specialisti restaurator i kesaj kalaje, Ded Margjoni, do te pohonte faktin se numri i vizitoreve eshte rritur ndjeshem, fale infrastruktures shume te mire rrugore. “Ne vit kemi 2 mije deri 2 mije e 500 vizitore, por me krijimin e kesaj infrastrukture, numri mund te dyfishohet”,- deklaroi ai Margjoni. Duke shtuar se vizitoret e Kalase se Lezhes jane kryesisht nxenes dhe studente, ndersa ne vend te dyte renditen te huajt, e me pas, grupet e organizuara. Por kujtojme sakaq se pervec kalase, Lezha eshte shnderruar si nje pike pelegrinazhi edhe per faktin se atje gjendet Memoriali i Skenderbeut. Ku brenda mureve te kishes se Shen-Kollit evidentohen dy nga ngjarjet me te medha te kombit shqiptar. Se pari, Kuvendi i Lezhes me 2 mars 1444, ose “Beselidhja e Lezhes”, ku Skenderbeu bashkoi princat shqiptare ne lufte kunder osmaneve. Dhe se dyti, vendi i Varrimit te Skenderbeut, i cili vdiq ne Lezhe me 17 Janar 1468, ne moshen 63-vjecare. Sipas te dhenave, gjate nje viti Memoriali vizitohet nga 22 deri 25 mije vizitore, ku 3500 jane te huaj, kryesisht grupe nga vendet e Ballkanit.

NISMA

Agjencia Kombetare e Turizmit, nga ana e saj, eshte angazhuar maksimalisht ne promovimin e historise, vlerave dhe trashegimise kulturore te Shqiperise. Prandaj “Nise udhetimin tend nga Shqiperia jote”, nuk eshte vetem nje moto, por nje thirrje per te gjithe. Duke i ftuar qytetaret qe te jene ata te paret te cilet te zbulojne dhe respektojne bukurite e vendit te tyre, per t’ua promovuar me pas te huajve

Fshati Fishte, ku lindi poeti i madh, pjese e promovimit turistik te Lezhes

Fshati Fishte, u be gjithashtu pjese e turit te promovimit te Agjencise Kombetare te Turizmit per rrethin e Lezhes. E kjo, nisur nga fakti se atje, ne vitin 1871, ka lindur prifti franceskan, perkthyesi, poeti, atdhetari At Gjegj Fishta, qe i ka dhene shume ketij kombi. Por sot, fshati Fishte, eshte i famshem edhe per kulinarine origjinale e te tradites. Ku nje nder restorantet me te njohura “Mrizi i Zanave”, ka marre emrin pikerisht nga kryevepra e At Gjergj Fishtes. Kuzhina eshte tradicionale shqiptare, me produkte biologjike nga fshataret e zones. Te shumte jane edhe turistet e huaj qe e zgjedhin kete restorant, sepse vleresojne se ushqimi shqiptar eshte shume i shijshem, por mbi te gjitha bio.

Shengjini, Arapaj: Turistet mos humbasin asnje pjese te tij

Agjencia Kombetare e Turizmit, nuk mund te mos bente pjese te fushates se saj promovuese, edhe Shengjinin. Ku vendi i njohur si Rana e Hedhun, Grykederdhja e Drinit apo edhe Laguna e Vainit, jane asete te mrekullueshme te bregdetit te tij. Per te cilat, drejtoresha e AKT-se, Brikena Arapaj, percjell nje mesazh te qarte per domosdoshmerine e perfshirjes se ketyre plazheve te mrekullueshme ne guiden turistike. “Asnje turist vendas dhe i huaj s’duhet te humbase asnje cep e asnje pjese te ketij bregdeti. Keto jane vende te virgjera, te paprekura nga dora e njeriut. Dhe investimet e fundit kane bere dhe do te vazhdojne te bejne te mundur qe ato te behen te prekshme nga secili nga ne. Ketu te vihet jo vetem me anije, qe gjithsesi eshte nje udhetim i mrekullueshem dhe qe nuk duhet humbur, por edhe ne vije tokesore. Duam te ofrojme kete panorame te mrekullueshme per te bindur dhe joshur investitoret qe te jene pjese e zhvillimit te kesaj zone te rralle, qe nuk eshte as e para dhe as e fundit qe Shqiperia na ofron”,- tha Arapaj. Komuna e Shengjinit, nga ana e saj, prej kohesh ka nisur pergatitjet per sezonin e ri turistik dhe drejtuesit e saj kete vit kane ndermarre nje investim te madh ne infrastrukture. Vete kryetari i kesaj komune, Salvador Kacaj, thote se ne fillim te muajit qershor pritet te perurohet nje shetitore e re. “Me daten 10 qershor do bejme inaugurimin e kesaj vepre, qe eshte 1500 metra e gjate. Ne te dy anet ka palma, stola, drita dhe e kemi emeruar shetitorja “Uilson”, ne nder te Presidentit amerikan, sepse me Vendim te Keshillit te Ministrave te qeverise se Fan Nolit, per 15 vite me radhe nga viti 1924 deri ne 1939, Shengjini eshte quajtur Uilson”,- rrefen kryetari i Komunes Shengjin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›