Nishani me medien: Opozita te plotesoje vendet ne KQZ
Gjate nje mengjesi pune me drejtues, kryeredaktore e gazetare te njohur te medieve ne vend, Presidenti i Republikes i beri apel opozites te permbushe detyrimin e saj kushtetues per te plotesuar vendet bosh ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ne nje takim jo pa qellim ne prag te celjes zyrtare te fushates zgjedhore, kreu i shtetit vleresoi se media ka nje rol kyc ne amortizimin e tensioneve qe mund te vijne per shkak te emocioneve qe burojne nga gara politike. “Ne keto zgjedhje si ne cdo zgjedhje tjeter do te kemi nje mazhorance apo nje minorance te cilat kane detyra te ndara dhe une besoj qe pikerisht edhe pas ketyre zgjedhjeve dhe per shkak te eksperiencave te shkuara une do te kerkoja gjithashtu qe sa te jete i mundur ndikimi juaj ne politika editoriale te ushtrojne presionin pozitiv qe secili nga grupimet mazhoranca apo opozita te marre mbi vete dhe te ushtroje me detyrim pergjegjesite institucionale dhe permbushjen e sjelljes shoqerore qe i takon”, - u shpreh Nishani. Duke e vleresuar si te pazevendesueshem rolin e medies ne zhvillimet demokratike ne Shqiperi, Kreu i shtetit u shpreh se kontributi i saj eshte paresor, sidomos ne momente te tilla kruciale sic jane zgjedhjet parlamentare. Presidenti Nishani e vuri theksin tek rendesia qe ka monitorimi me pergjegjesi i funksionimit te institucioneve dhe pasqyrimi me vertetesi dhe transparence i aktivitetit te partive politike ne keto zgjedhje. Ne kete kontekst, Nishani kerkoi nga mediet qe si gjate fushates elektorale ashtu edhe ne diten e zgjedhjeve te ndjekin me vemendje ecurine e zgjedhjeve, plotesimin e standardeve te tyre si dhe sjelljen e aktoreve gjate ketij procesi. Presidenti Nishani beri apel qe aktoret politike dhe mediet ne vecanti te behen pjese e frenimit te emocioneve te tepruara dhe te parandalimit te cdo dramaciteti te pabaze, ne menyre qe keto tone te mos kthehen ne nje kosto institucionale per vendin. Ai shprehu bindjen se Shqiperia i ka te gjitha potencialet per te zhvilluar zgjedhje te lira e te ndershme, jo vetem si rezultat i konsolidimit te kuadrit ligjor dhe infrastruktures zgjedhore, por edhe per nivelin e larte te maturimit te shoqerise shqiptare. Sipas Presidentit Nishani, garancia me e madhe per procesin zgjedhor jane vete qytetaret shqiptare me sjelljen dhe maturine e tyre. Presidenti Nishani e vuri theksin edhe tek rendesia qe ka lancimi i nje imazhi pozitiv te Shqiperise dhe te bukurive te saj.
APELI
Ne keto zgjedhje si ne cdo zgjedhje tjeter do te kemi nje mazhorance apo nje minorance te cilat kane detyra te ndara dhe une besoj qe pikerisht edhe pas ketyre zgjedhjeve dhe per shkak te eksperiencave te shkuara une do te kerkoja qe sa te jete i mundur ndikimi juaj ne politika editoriale te ushtrojne presionin pozitiv qe secili nga grupimet mazhoranca apo opozita te marre mbi vete dhe te ushtroje me detyrim, pergjegjesite institucionale dhe permbushjen e sjelljes shoqerore qe i takon”, - u shpreh dje Presidenti.
APELI
Ne keto zgjedhje si ne cdo zgjedhje tjeter do te kemi nje mazhorance apo nje minorance te cilat kane detyra te ndara dhe une besoj qe pikerisht edhe pas ketyre zgjedhjeve dhe per shkak te eksperiencave te shkuara une do te kerkoja qe sa te jete i mundur ndikimi juaj ne politika editoriale te ushtrojne presionin pozitiv qe secili nga grupimet mazhoranca apo opozita te marre mbi vete dhe te ushtroje me detyrim, pergjegjesite institucionale dhe permbushjen e sjelljes shoqerore qe i takon”, - u shpreh dje Presidenti.