Nuk paraqiten 2 avokatët, Dritan Dajti braktis sallën e gjyqit
TIRANË- Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.
Shkak për shtyerjen e seancës është bërë mosparaqitja e dy avokatëve të caktuar nga gjykata. Do avokatët kanë deklaruar se kanë procese të tjera. Trupi gjykues tentoi të zhvillojë seancën pa avokatët, por Dajti ka braktisur sallën dhe është larguar.
Pak më parë gjykata kishte refuzuar kërkesat e avokatit mbrojtës të Dajtit, Ndue Pjetra, që kishte kërkuar 30 ditë kohë për të studiuar rastin dhe 200 mijë euro, si kusht për të marrë në mbrojtje të pandehurin.
Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër policëve në plazhin e Durrësit në vitin 2009, pranë pistës “Iliria”.
(e.m/BalkanWeb)