TAP, Shqiperia firmos me tre vende te rajonit Eglantina Nasi
Se bashku, ne mbeshtetje te projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik (TAP). Ky ka qene thelbi i Memorandumit te Mirekuptimit, firmosur dje ne Tirane nga perfaqesuesit e Shqiperise, Malit te Zi, Bosnje-Hercegovines dhe Kroacise. Nje dokument me rendesi strategjike rajonale ky, i cili perfshin brenda tij edhe mbeshtetjen per projektin e gazsjellesit Joniano-Adriatik (IAP). “Rajoni yne ka dinamizem dhe potencial real ne vitet qe vijne. Memorandumi qe firmosem sot, ne mirekuptim te plote edhe me qeverine italiane e ate greke, mendoj se eshte deshmi edhe e nje urie edhe me te madhe per gaz ne rajon”,- ka vleresuar ne fjalen e tij Kryeministri Berisha. Teksa ka theksuar me bindje, se patjeter qe projekti i gazsjellesit TAP ka per te qene fituesi i gares per transportin e gazit drejt Evropes nga fusha e Shah Denizit. “Prej vitesh, konsorciumi i gazsjellesit TAP ka bere nje pune te shkelqyer per kete projekt, dhe faktikisht, cdo njeri qe hedh nje veshtrim ne trajektoren e tij, gjen thuajse rrugen natyrale te kalimit te gazit”,- tha Berisha lidhur me kete fakt. Duke shtuar se edhe pse drejtimi kryesor i TAP-it eshte tregu i madh italian dhe tregje te tjera evropiane, rajoni yne me dinamiken e tij, sjell nje vlere te shtuar dhe nje treg te shtuar ne hapesiren e furnizimit me gaz prej ketij gazsjellesi. “Besimi dhe shpresa ime eshte qe TAP i ka te gjitha shanset per te qene projekti fitimtar. Duke i krahasuar te dyja projektet, TAP shihet me i favorizuari”,- tha me tej Kryeministri. Duke argumentuar gjithashtu se rivali Nabucco ne vetvete, nuk ka sigurine qe paraqet projekti Trans-Adriatik. “Por duhet te theksoj edhe nje faktor tjeter, fuqine bashkepunuese qe mbart ne vetvete, projekti Trans-Adriatik”, ishte nje fakt tjeter qe nuk harroi ta permendte Kryeministri Berisha gjate ceremonise se rastit. Nderkaq, nga ana e tyre, te pranishmit e tjere nga rajoni, theksuan gjithashtu rendesine e bashkepunimit me Shqiperine ne kuadrin e realizimit te projektit TAP. “Jemi ketu, sepse ndajme te njejtat bindje. Besojme ne te ardhmen e vendeve tona, ne te ardhmen e BE-se, dhe kjo eshte arsyeja pse besojme tek TAP”,- tha ne qendrimin e tij, kryediplomati i Bosnje-Herceovines, Zlatko Lagumdzija. Ndersa ministri i Jashtem i Malit te Zi, do te shprehej se ndertimi i gazsjellesit TAP, paraqet nje rendesi strategjike edhe per vendin e tij, pasi do te sigurohet nje sistem energjetik me i qendrueshem dhe me i mire. “Qasja e ketij projekti, do te na coje drejt nje infrastrukture energjetike, e cila do te ndihmoje ne te ardhmen e energjetikes ne rajonin e Evropes juglindore. Ky projekt, eshte ne interes edhe te Komunitetit Evropian, per energjine qe i duhet atij, e ne kete kontekst, ai i ndihmon atij”,- tha Igor Lukši?, dje ne Tirane.
AFATI
Konsorciumi Shah Deniz ka planifikuar ta marre vendimin e tij perfundimtar mbi rrugen qe do te ndjeke transporti i gazit te tij, drejt Evropes perendimore. Duke qene i detyruar te zgjedhe mes projektit Nabucco dhe atij Trans-Adriatik, i cili perfshin edhe territorin e vendit tone. Nese ky i fundit, zgjidhet si projekti fitues, atehere eshte parashikuar qe punimet per ndertimin e seksionit qe kalon ne Shqiperi ne mesin e vitit 2015 dhe do te zgjasin afersisht 3.5 vjet. Ndersa venia ne funksionim e tij, eshte parashikuar te ndodhe gjate vitit 2018.
AFATI
Konsorciumi Shah Deniz ka planifikuar ta marre vendimin e tij perfundimtar mbi rrugen qe do te ndjeke transporti i gazit te tij, drejt Evropes perendimore. Duke qene i detyruar te zgjedhe mes projektit Nabucco dhe atij Trans-Adriatik, i cili perfshin edhe territorin e vendit tone. Nese ky i fundit, zgjidhet si projekti fitues, atehere eshte parashikuar qe punimet per ndertimin e seksionit qe kalon ne Shqiperi ne mesin e vitit 2015 dhe do te zgjasin afersisht 3.5 vjet. Ndersa venia ne funksionim e tij, eshte parashikuar te ndodhe gjate vitit 2018.