E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanc, në radarin e Chelseas

Selektori i Francës, Laurent Blanc është duke u konsideruar nga pronari i Chelseas, Roman Abramovich si pasardhës i përhershëm i Andre Villas-Boasit.

Edhe pse Roberto Di Matteo ka bërë punë të shkëlqyeshme pas zëvendësimit të Villas-Boasit, mediet angleze raportojnë se Abramovich mendon të sjell Blancun në Stamford Bridge.

Triumfi në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit do ti dhuronte Di Matteos mundësinë për të mbajtur pozitën, por Blanc konsiderohet si kandidat serioz për të udhëhequr gjigantin londinez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›