Parlamenti, sot seancë për Shkodrën. Rama: Nuk do te hyjmë
Pasditen e sotme kuvendi nis punimet e tij për sesionin e ri parlamentar, me një seancë të jashtëzakonshme për përmbytjet në Shkodër. Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli , njoftoi të shtunën gjatë konferencës së kryetarëve se do të ndryshonte kalendarin e punimeve nga e enjtja në të hënën, në përmbushje të kërkesës së deputetëve socialistë. Seanca e jashtëzakonshme për situatën në Shkodër ishte kushti i përcaktuar nga ta për t’u rikthyer në kuvend.
“Në plotësim të kërkesës së deputetëve të opozitës të cilët kërkuan që
ditën e hënë të jetë një seancë e jashtëzakonshme për qarkun e Shkodrës.
Ju kërkoj të më mbështesni në plotësimin e kërkesës së deputetëve të
opozitës për të modifikuar kalendarin, për të mos e bërë seancën ditën e
enjte sic ishte menduar, por për të bërë seancë plenare ditën e hënë”
tha Topalli.
Por një ditë para fillimit të punimeve parlamentare, vetë kryetari i
selisë rozë, Edi Rama , njoftoi nga Asambleja Kombëtare e PS, se nuk do
të ketë thyerje bojkoti pasi seanca e jashtëzakonshme ishte e vonuar.
“Në vend të na kërkonte seancë të jashtëzakonshme të parlamentit kur e
jashtëzakonshmja kishte ndodhur, i kishte përfunduar Prifti jashtë
orbite dhe digat kishin mbetur pa njeri mbi koke; duke i vene emrin e
jashtezakonshme nje seance qe zhvillohet konform Kushtetutes, ku ne nuk
kemi asnje arsye pse te shkojme sepse emergjenca per te perballuar
dallgen shkaterruese te krimit qeveritar ka kaluar. Jo duke marr pjese
ne farsen parlamentare. Nuk eshte nje motiv i ri per te futur opoziten
ne sallen e Parlamentit te kutive te mbyllura, por nje arsye me shume
per te nxjerre nga godina e qeverise pushtetin e kutive te vjedhura” tha
Rama.
Pak dite me pare kryetarja e kuvendit i ftoi deputetet socialiste te
hyjne ne kuvend para fillimit te marsit, dite ne te cilat tha ajo
mandati i 64 deputeteve rrezikon te digjet. Letra e kryeparlamentares u
cilësua si një provokim nga selia rozë.
Elona Gjylmi