Nisen për në Greqi, zhduken të rinjtë nga Librazhdi

Tre shtetas nga Shqipëria rezultojnë të zhdukur që prej ditës së djeshme, teksa ishin nisur në drejtim të Greqisë. Të rinjtë ishin nisur dje nga fshati Xhyrë i Librazhdit në drejtim të shtetit fqinj, Greqi. Kështu rezulton i zhdukur deri më tani, Genci Nogu, Petrit Cepi dhe 17-vjeçari me iniciale Sh. Xh.Të rinjtë u nisën rreth orës 04:00 e mëngjesit të së martës, ndërsa do të kalonin ilegalisht në Kapështicë. Lajmin e ka bërë të ditur njëra prej nënave të të rinjve, e cila ka deklaruar se destinacioni i tyre ishte Kastoria e Greqisë. Sipas saj biseda e fundit ishte rreth orës 07:00 e mëngjesit të sotëm, kur njëri prej klandestinëve, Genci Nogu i ka telefonuar së motrës, duke i thënë se ishin në gjendje shumë të keqe dhe se po rrezikoheshin nga uji. Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia e Shtetit. Ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
...