E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Megjithëse shkuan me vonesë, më vjen mirë që socialistët vizituan veprën më të madhe në Ballkan

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi reagoi sot pas vizitës së deputetëve socialiste në tunelin e Kalimashit, duke e përshëndetur këtë vizitë. “Është shumë positiv fakti që, më në fund, edhe pse me dy vjet e gjysmë vonesë, Partia Socialiste vendosi të prezantohet me projektin më të madh infrastrukturor të vendit”, theksoi Olldashi. Sipas tij, do të ishte më mirë sikur ekspeditën socialiste ta kishte udhëhequr vetë zoti Rama, “por nga ana tjetër jam i bindur që numri i madh i deputetëve që morën pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për t’i përcjellë zotit Rama ndjesi vecanërisht positive, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i larguar frikën nga tuneli”. Ndërkohë, ministri Olldashi, është shprehur se "tuneli Thirrë-Kalimash do të hapet pasi të kenë përfunduar të gjitha punimet e sigurisë dhe ato elektromekanike".


Fjala e plotë e ministrit Olldashi


Partia Socialiste organizoi sot një vizitë në rrugën Rrëshen –Kalimash dhe në mënyrë më të vëmëndshme në hyrjen e tunelit Thirrë-Kalimash.


Unë doja që në emër të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ta përshëndesja këtë vizitë.


Është shumë positiv fakti që, më në fund, edhe pse me dy vjet e gjysmë vonesë, Partia Socialiste vendosi të prezantohet me projektin më të madh infrastrukturor të vendit.


Do të kishte qënë më mirë akoma sikur ekspeditën socialiste ta kishte udhëhequr vetë zoti Rama, por nga ana tjetër jam i bindur që numri i madh i deputetëve që morën pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për t’i përcjellë zotit Rama ndjesi vecanërisht positive, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i larguar frikën nga tuneli.


Falenderoj kompaninë ndërtuese që tregoi gadishmëri të plotë  për ta informuar dërgatën  socialiste mbi ecurinë dhe problematikat e tunelit, duke u shpjeguar në mënyrë të hollësishme  detaje mbi gjeomorfologjinë e terrenit, strukturën shkëmbore të frakturuar, aktivitetin tektonik milionavjecar, kovergjencën radiale dhe lubrifikimin e shtresave shkëmbore me përbërje ultrabazike, fenomene këto për të cilat Partia Socialiste tregon vëmëndje të vecantë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›