Nisen sot ne Austri per kurim me te specializuar dy vajzat
Nisen nesër drejt Austrisë për një trajtim më të specializuar dy vajzat e shtruara në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pas aksidentit tragjik të Himarës. Florije Peci dhe Eriselda Gubere, ishin në gjendje shumë të rëndë në spital, për shkak të dëmtimeve të shumta që kishin marrë.
Pas apelit dhe interesimit të veçantë dhe të vazhdueshëm të kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, ambasada austriake në Tiranë dhe Raifaiesen Bank mundësuan kurimin e tyre në klinika të specializuar në Austri.
Florije Peçi kishte marrë dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe në tru, ndërsa Eriselda Gubere ishte dëmtuar në 4 vertebra të shtyllës kurrizore dhe në veshka.
Në një deklaratë për mediat Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihja dhe ambasadori austriak në Tiranë Florian Raunig thanë se dy vajzat do të nisen nesër në Austri, ndërsa konfirmuan se gjendja në Spitalin Ushtarak është e qëndrueshme, kurse 5 vajza të tjera kanë lënë spitalin e Vlorës.