Nishani: “Dajti” i vështirë. Po zbardhim “Xhindin”
06/09/2009 Kreu i rendit ripërsëriti se policia ka zbuluar autorin e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi
Pavarësisht humbjes së 4 policëve ministri e ka quajtur ndalimin e Dritan Dajtin të suksesshëm
TIRANE- Operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e super të kërkuarit Dritan Dajti, është quajtur nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, si më i suksesshmi i policisë shqiptare, gjatë këtyre viteve të fundit. Numri një i dikasterit të rendit publik, ka thënë se pas ngjarjes së 7 gushtit, ku humbën jetën 4 oficerët e policisë së shtetit, i gjithë plani operacional që ishte hartuar për arrestimin e 38-vjeçarit Dajti është analizuar me imtësi nga drejtuesit e lartë të policisë. Sipas Nishanit, çdo hap i uniformave blu në këtë operacion ishte detajuar sipas pikave që përcaktonte rregullorja. Nishani theksoi se çdo veprimtari ka analizën e saj për atë se cilat mund të jenë ato elemente që mund të përmirësojnë më tej punën e policisë së shtetit. “Natyrisht, misioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dajti, ishte i vështirë. Rënia në krye të detyrës e katër, “Dëshmorëve të Atdheut”, ka qenë moment shumë i dhimbshëm. Por, mos harrojmë që policia e shtetit është dhe do të jetë gjithmonë në luftë kundër krimit dhe krimineleve. Në luftë ka shumë beteja dhe në betejë ka edhe të rënë”, u shpreh ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Gjithashtu ai garantoi se siguria dhe rendi për publikun është obligimi më i madh i policisë së shtetit. Pas ekzekutimit të 4 oficerëve të policisë së shtetit, shoqatat e policisë si dhe disa parti politike në vend kërkuan, dorëheqjen e ministrit Nishani, pasi sipas tyre dështimi i këtij operacioni kishte ardhur që nga urdhri i nxjerrë nga Ministria e Brendshme. Ata pretendonin se operacioni i përkiste një shkalle tepër të lartë të rrezikshmërisë, dhe për realizimin e tij duhej ndërhyrja e trupave RENEA dhe jo 12 agjentëve të GOS.
Hetimet për Xhindin
Fill pas dhënies së deklaratës lidhur me operacionin për arrestimin e 38-vjeçarit Dritan Dajti, ministri Bujar Nishani ka dhënë edhe një deklaratë, duke e ripërsëritur për të disatën herë se organi që ai drejton në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë arritur të zbardhin identitetin e vrasësit të deputetit Fatmir Xhindi, i cili u ekzekutua në 2 maj të këtij viti. Sipas Nishanit, hetimet për këtë çështje po ecin në rrugën e duhur, dhe pritet që së shpejti policia të prangosë personin që qëlloi mbi deputetin e Roskovecit. Çështja në fjalë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa policia e shtetit ka vënë në dispozicion të hetimit specialistët e saj më të mirë. Aktualisht Prokuroria ka ngritur një sërë dyshimesh, duke filluar nga ajo politike, konflikt personal, prona e disa pista të tjera, por realisht nga asnjëra prej tyre nuk është mundur të faktohet vrasja e Fatmir Xhindit. Për mbledhjen e informacioneve operative në zonën e Roskovecit si dhe në qytetin e Fierit, janë “hedhur” shumë agjentë të policisë dhe SHISH, por deri tani nuk është zbuluar gjë. Deputeti i Partisë Socialiste u ekzekutua me 6 plumba, sapo ai ishte duke hyrë me automjet në oborrin e shtëpisë së tij.
Për gati 1 muaj s’ka thënë asnjë dëshmi
Javën që vjen, Dritan Dajti pritet të merret në pyetje
TIRANE- Gati një muaj pas arrestimit të 38-vjeçarit Dritan Dajti, ky i fundit së bashku me kunatin e tij Ergest Xhoxhi, nuk kanë dhënë asnjë deklarim për prokurorët e Krimeve të Rënda. Mësohet se shkak i mospranimit për të dëshmuar është bërë jo vetëm gjendja shëndetësore e Dajtit, por edhe refuzimi i herëpashershëm që akuza i ka bërë familjarëve për ta takuar të shumëkërkuarin. Mirëpo me sa duket akujt janë shkrirë, dhe pritet që në ditët e kësaj jave që vjen, Dritan Dajti dhe Ergest Xhoxhi të shoqëruar nga avokati i tyre Arben Qeleshi, t’i vihen në dispozicion të Prokurorisë, ku do të pyeten lidhur me ekzekutimin e 4 oficerëve të policisë si dhe për personat që ai bashkëpunonte në kohën e arratisë. Kuptohet që akuza nuk do e ketë shumë të lehtë të marrë informacion, nga dy personat e arrestuar, por gjithsesi ata shprehen se kjo procedurë do të ndihmojë shumë procesin hetimor, që ka filluar në ngarkim të 38-vjeçarit Dajti dhe kunatit të tij Ergest Xhoxhi. Pritet që gjatë procesit të marrjes së deklarimeve organi i akuzës të mësojë edhe emrin e personit të katërt që mundi të largohet, ditën kur ndodhi përplasja me armë midis Dritan Dajtit dhe agjentëve të policisë së shtetit. Aktualisht organi i akuzës po vazhdon hetimet edhe për disa persona të tjerë, që mendohen se kanë ndihmuar Dajtit, gjatë kohës që ai ka qëndruar në arrati.