Selmani, nga i pandehuri në bandën e Lushnjës, kthehet në dëshmitar kyç
06/09/2009 Prokuroria dorëzon prova. Aldo Bare tradhtohet nga “ushtarët” e tij
TIRANË – Banda e Lushnjës mes debateve për “humbjen” e dëshmitarëve dhe tradhtinë e të pandehurve të kthyer tashmë në të penduar. Seanca e djeshme gjyqësore në ngarkim të një pjese të pandehurish akuzuar për krime në bandën e Lushnjës, vazhdoi në mungesë të të pandehurve dhe në shoqërinë e prokurorëve të çështjes, të cilët ishin të detyruar të lexonin disa deklarime. Por seancës së djeshme nuk i munguan debatet mes avokatëve, prokurorëve dhe trupit gjykues. Si objekt i debatit të ashpër dhe që ende nuk ka gjetur zgjidhje, me gjithë shpjegimet e bëra nga akuza, ka qenë ai i dëshmitarit Gramoz Selmani. Emri i këtij dëshmitari është tepër i njohur për palën mbrojtëse. Kanë qenë avokatët, Vladimir Meçe dhe Ardian Leka, ata që disa seanca më parë kërkuan shpjegime nga Prokuroria e Përgjithshme për të parë pozicionin e vërtet të këtij dëshmitari si dhe statusin aktual të tij. Avokatët janë të bindur se organi i akuzës është duke bërë një lojë lidhur me dëshmitarët mbrojtës. Kështu avokati Meçe i tha gjykatës se dëshmitari që pretendon akuza, Gramoz Selmani ka qenë i pandehur për disa vepra penale në këtë grup në vitin 1997. Ndërsa janë hapur debatet në lidhje me këtë dëshmitar, Prokuroria e Krimeve të Rënda e pa të arsyeshme që në seancën e djeshme të japë shpjegime të hollësishme. Në një material të gjatë të përgatitur për këtë të pandehur, Prokuroria shpjegoi dje se Gramoz Selmani nuk është më në cilësinë e të pandehurit, por ai është dëshmitar në këtë çështje. Sipas akuzës, Selmani në vitin 1997 është marr i pandehuri duke u dyshuar se ishte autor i vrasjes së shtetasit Genci Kashari. Por pas hetimeve të njëpasnjëshme, ky i pandehur edhe pse u mor në hetim, doli i pafajshëm. Prokurori tha dje se ndaj shtetit Gramoz Selmani janë pushuar hetimet në vitin 1997. Për këtë vrasje tashmë akuzohet Alfred Shkurti ( Aldo Bare). Gentian Trenova, prokurori i çështjes, lexoi dje me radhë të gjitha aktet e pushimit të hetimit për të pandehurit dhe më pas aktet e pushimit të gjykimit për të nga ana e gjykatës. Sipas palës akuzuese, Gramoz Selmani, pavarësisht se ka qenë i pranishëm në momentin kur është vrarë Genci Kashari nuk del të ketë pasur lidhje me të. Por menjëherë pas leximit të deklaratës së akuzës kanë reaguar avokatët mbrojtës. Vladimir Meçe deklaroi dje para gjykatës se akuza e di shumë mirë që Gramoz Selmani është person me precedent penal dhe tashmë e paraqit atë si dëshmitarin kyç. Ndërsa u lexua një deklaratë e gjatë që mbante datat për pushimin e hetimit dhe gjykimit, avokatët i thanë gjykatës se nuk janë ende të qartë dhe nuk kanë në dorë asnjë vendim pushimi. Gramoz Selmani sipas akuzës është një ndër dëshmitarët kyç të procesit. Ai ka dhënë shpjegime lidhur me të gjithë ngjarjet që janë zhvilluar brenda kësaj bande. Ndërsa mbahet si një ndër dëshmitarët kryesor, Prokuroria nuk ka arritur ta sjell para gjykatës këtë dëshmitar. Akuza deri tani është shprehur se nuk ka dijeni për vendndodhjen e Gramoz Selmanit, por ka në dosje deklaratat e tij të bëra gjatë vitit 1997 dhe disa deklarata të tjera të bëra më pas. Vet të pandehurit nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e djeshme gjyqësore. Një prej tyre i dënuar tashmë Erjon Cici ka një sërë sëmundjesh dhe Ilir Stërgu është gjysmë i paralizuar. Procesi zhvillohet ndërmjet avokatëve dhe prokurorëve.
Dëshmitarët në mungesë, Prokuroria lexon thëniet
TIRANË – Tashmë është bërë e udhës. Gjykata pasi nuk është në gjendje të sjell dëshmitarët e akuzës para saj dhe më pas të dëgjoi drejtpërdrejtë deklarimet, i bie shkurt. Ligji i jep të drejtë akuzës të mos lodhet shumë për të gjetur dëshmitarët. Pas dy ose tre seancave të shtyra, Prokuroria i kërkon gjykatës leximin e deklarimeve të dëshmitarëve bëra para Policisë Gjyqësore. Kështu ndodh edhe në gjyqin më të bujshëm atë të bandës së Lushnjës. Dje u lexuan deklarimet e dy dëshmitareve, Mimoza Haxhiu dhe Pëllumbesha Karafili. Deklarimet e tyre ishin të përqendruara në të njëjtin episod. Ato ishin shprehur në Prokurori se kanë qenë dëshmitare okulare në momentin kur i është vënë flaka shtëpisë së shtetasit Shkëlqim Haxhiu. Për këtë ngjarje, të dyja dëshmitaret kanë bërë fajtor Aldo Baren dhe shokët e tij. Pëllumbesha Karafili është shprehur në deklarimet e saj dhënë para Prokurorisë së ka parë të gjithë skemën e djegies së shtëpisë së xhaxhait të saj, Shkëlqim Haxhiut nga njerëz të Akldo Bares dhe nga vet ai. Por ndërsa kanë dhënë këto deklarime në Prokurori, dëshmitaret nuk gjenden. Akuza është shprehur dje se nga verifikimet e bëra rezulton të jenë jashtë vendit. Jashtë vendit sipas akuzës është edhe Gramoz Selmani, dëshmitari i shumëkërkuar nga të dyja palët.
Si u krijua banda e Lushnjës
Prokuroria thotë se si moment i krijimit të organizatës, e ashtuquajtura “Bandë e Lushnjës” apo “Grupi i Alfred Shkurtit” është vrasja dhe dhunimi i kufomës të Ramadan Shkurtit, vëllai i Aldo Bares, në muajin korrik të vitit 1997, në Lushnjë. Kjo vrasje erdhi si pasojë e përballjes me bandën e Tur Dajës. Pas vrasjes, Aldo Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj dajës dhe bashkëpunëtorëve të tij, krijoi bandën. Nga veprimet hetimore rezultoi se Bare kishte një rol dhe autoritet absolut në organizatë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar që të gjithë anëtarët e organizatës kriminale kanë pasur një disiplinë të fortë të drejtuar dhe të kontrolluar nga Aldo Bare. Në gjithë veprimtarinë e saj, organizata udhëhiqej nga interesat e Bares. Anëtarët e saj i drejtoheshin drejtuesit të tyre me nofka të tilla si: “I madhi”, “Profesori”, “Kryetari” e të tjera. Akuza thotë se disiplina e fortë dallohej qartë në momentet kur urdhrat e Bares nuk bëheshin të diskutueshëm. Ato zbatoheshin me fanatizëm nga të gjithë anëtarët e saj, të cilët vepronin nëpërmjet ushtrimit të dhunës psikike, fizike si dhe të veprimeve kriminale të tilla si: rrahje, heqje të lirisë, tortura, vrasje. Në vijim të veprimtarisë kriminale, organizata është kujdesur vazhdimisht në drejtim të ushtrimit të veprimtarive ekonomike, ku pjesëtarë të saj ushtronin role të caktuara.