“Mozart, me vonesë”, rrëfim për Shqipërinë e ’70-s
06/09/2009 Promovimi
Intrigë, dashuri dhe tradhti, trille e të vërteta në shoqërinë shqiptare të viteve 1960-1970 - këtë prezanton romani më i ri i Bashkim Shehut, i promovuar dje në Muzeun Historik Kombëtar. “Mozart, me vonesë” u cilësua si një roman që kapërcen kufijtë e kujtesës pa nota patetizmi dhe ringjall për lexuesit kohë nga jeta në Shqipërinë e 1960-s dhe 1970-s. Autori Shehu merr përsipër të jetë rrëfimtar i historisë së tij. Për realizimin e këtij romani ai pranon se është frymëzuar nga vënia në skenën e Teatrit të Operës në Barcelonë të veprës së Moxartit “Cosi fan tutte” dhe ka vendosur të ngrejë një urë paralelizmi mes historisë së pjesës dhe jetës shqiptare në vitet e regjimit komunist. Si një mjeshtër i paralelizmit, ai ka ndërtuar një skenë brenda skenës, për ta shpalosur atë më tej në një skenë jete. Ai i ka zhvendosur ngjarjet në sfondin historik të Shqipërisë së fillimit të viteve 1960 dhe gjithçka nis me përpjekjen e një grupi artistësh për të vënë në skenë operën “Cosi fan tutte”. Por mes ngjarjeve që kanë humbur rrjedhshmërinë natyrale, shqetësimet e personazheve depërtojnë edhe në jetët dhe fatet e tyre jashtë skenës. Në roman Bashkim Shehu sjell një galeri personazhesh, që humbasin në vorbullën e ngjarjeve duke u kthyer më pas edhe në viktima. Autori shprehet se nuk e ka menduar kurrë të shkruaj një libër në gjuhë të huaj. Madje, ai thotë se “botimi i këtij romani në Shqipëri përbën një rëndësi të veçantë, pasi kjo histori e mirëfilltë shqiptare kuptohet më mirë vetëm prej lexuesve shqiptarë, shumë prej të cilëve shohin në faqet e tij jetën e tyre”. Është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Që prej vitit 1993 e deri më sot Shehu ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij. Prej vitit 1997 jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Evropën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës. Disa prej librave të shkrimtarit janë botuar në gjuhë të ndryshme të botës, si: “Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit” (roman); “Rrëfim ndanë një varri të zbrazët” (roman autobiografik); “Vjeshta e ankthit” (roman); “Gostia” (roman) dhe dy përmbledhje me tregime.