E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Heqja e imunitetit me rendesi kapitale

Kryetarja e Parlamentit njoftoi sot për hapjen e sesionit të ri parlamentar, vjeshtë 2012, ku një ndër pikat më të rëndësishme do të jetë votimi i pr/ligjit për Gjykatën e Lartë. Për të cilin ftoi opozitën ta votojë këtë ligj si një ndër si një ndër reformat për sistemin e drejtësisë.
“Nesër do të mblidhet Konferenca e kryetarëve, janë futur në kalendarë të gjitha projektligjet që kanë ardhur nga qeveria, ka mbetur prioritet votimi i ligjit për gjykatën e lartë”- deklaroi Topalli, e cila shtoi se ligji me fjalë ishte pranuar se do të votohej nga opozita dhe nuk kalon pa të, dhe ato e bllokuan. Kjo vështirëson vënien në zbatim të ligjit për gjykatën administrative.

“Mbyllja e sesionit më 6 krrik u bë përmes refuzimit të draftit të kërkuar nga vetë opozita. Kjo ishte shembull dhe mesazh i keq dërguar ndërkombëtarëve. Që nuk i shkon asnjë deputeti. Por, për ne ka patur dhe ka rëndësi kapitale heqja e imuniteti dhe jo rruga e heqjes së tij dhe do ndjekim çdo rrugë. Nesër do mblidhet konferenca e kryetarëve dhe janë futur në program çdo ligj i ardhur nga qeveria, me rëndësi ka botimi i ligjit për gjykatën e lartë. Që me fjalë ishte pranuar dhe nuk kalon pa votat e opozitës, por në sesionin e kaluar e bllokuan. Dhe ky ligj pengon ligjin për gjykatën administrative”- deklaroi Topalli.

Përsa i takon heqjes së imunitetit Topalli akuzoi Ramën se e ka bllokuar atë më 6 gusht, ndërsa shprehu vendosmërinë e qeverisë për heqjen e tij, duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore. Sipas saj mosmiratimi i heqjes së imunitetit në seancën e 6 gushtit nga ana e opozitës ka si synim bllokimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

“Për ne rëndësi kapitale ka heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes se tij, ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për heqjen e imunitetit, për të arritur një Shqipëri pa imunitete. Kjo nuk është iniciativë për kapital politik, është nismë e hershme.Topi i ka mbetur në rrjetë zotit Rama. Ai ka një histori që fillon nga 2003, me iniciativën e PD-së që nuk u pranua nga PS”- deklaroi Topalli e cila shtoi se për heqjen e imunitetit do të ndiqen të gjitha hapat ligjorë.

Në një konferencë për shtyp Kryetarja e Parlamentit ka analizuar punën e legjislativit gjatë sesionit të kaluar. Ajo bëri një pasqyrë të plotë të veprimtarisë së Kuvendit gjatë sesionit të shkuar, duke e cilësuar atë të suksesshëm dhe me një bilanc shumë pozitiv, duke theksuar miratimin e reformës zgjedhore si shumë të rëndësishëm për vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›