Kapet 29-vjeçari për vrasjen e një shqiptari në Itali

Operacioni i koduar “Gracka”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Ziadet Arapaj, 29-vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar policor, pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës në Itali, për “Vrasje të kryer në bashkëpunim”, “vrasjes së mbetur në tentativë (2 herë)”, si dhe “për armëmbajtje pa leje”.
Shtetasi Ziadet Arapaj në vitin 2003 në zonën e Rexhio Emilia- Itali, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë shtetasin Behar Myzyri dhe ka tentuar të vrasë duke i plagosur rëndë shtetasit Gëzim dhe Përparim Myzyri. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Vlorë për procedurat e ekstradimit. /Start/
2012-08-30 15:38