Vrasje me armë në Sarandë, 1 i vdekur, 2 plagosen

Foto Ilustruese
SARANDE- Një tjetër vrasje regjistrohet në vend, vetëm një ditë pas asaj të Shkodrës. Një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një sulmi me armë në një lokal, pasditen e sotme në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, ne hyrje te qytetit.
Policia identifikoi viktimën si, Ardian Beqiraj, 40 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur shtetasit, Ferdinand Xhago dhe Orest Vislaj.
Ende nuk janë të qartë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por të dhënat e para flasin për një person i cili ka qëlluar me breshëri në ambientet e një lokali. Policia e Sarandës është në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për identifikimin e autorit dhe më pas prangosjen e tij.
Vetem nje dite me pare ne qytetin e Shkodres, babë e bir u sulmuan me arme. 47- vjeçari, Frederik Marku gjeti vdekjen ne vend, ndersa i biri, Jurgen Marku eshte ne spital ne gjendje te rende per jeten.