Italia sjell letërporosinë e ekstradimit të Simunellit
15/08/2011 Materiali pritet të përkthehet nga Ministria e Drejtësisë, shumë shpejt gjykimi
TIRANE- Italia sjell në Shqipëri dosjen penale së bashku me kërkesën për ekstradimin përtej Adriatikut të shtetasit italian të arrestuar në Vlorë Xhuzepe Simonelli. Mësohet se materiali hetimor ka ardhur nëpërmjet një letërporosie dhe ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë. Pritet që në ditët në vazhdim përkthyesit e Ministrisë së Drejtësisë të përkthejnë dosjen penale dhe kërkesën në gjuhën shqipe dhe se më pas materiali do t’i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit pas përfundimit të këtyre procedurave dosjen e përkthyer do t’ia kalojë prokurorisë së rrethit Vlorë, e cila ka shprehur dyshimin se italiani është një nga anëtarët e organizatës mafioze “Ndrangeta” dhe ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”. Pritet që shumë shpejt kërkesa e autoriteteve italiane për ekstradimin e Simunnellit të depozitohen në gjykatën e Vlorës, ku dhe do zhvillohet procesi gjyqësor për ekstradimin ose jo të tij drejt Italisë. Mësohet se vetë Simunelli ka shfaqur dëshirën e tij për t’u ekstraduar në Itali, veprim ky që duket se nuk do të zgjasë procedurat gjyqësore. Procedura e lejon që pas dhënies së vendimit nga gjykata e shkallës së parë dhe mosapelimit të këtij vendimi ministri i Drejtësisë firmos transferimin e të arrestuarit drejt Italisë. Burime pranë prokurorisë së Vlorës thanë se urdhërarresti i kishte mbërritur pesë ditë para ndalimit nga Prokuroria e Përgjithshme, ku kërkohej ekzekutimi i vendimit për arrestimin e 32-vjeçarit Simunelli. Ai është mbajtur në mbikëqyrje nga agjentët e policisë së Vlorës dhe u prangos teksa ishte nën shoqërinë e dy shtetasve grekë dhe dy italianë duke pushuar në plazhin e quajtur “Jonufri”. Pas ndalimit anëtari i organizatës mafioze “Ndrangeta” ka kërkuar të takohet me përfaqësues të ambasadës italiane në Shqipëri si dhe të mbrohet me një avokat. Burime pranë prokurorisë thanë se gjatë marrjes në pyetje Simunelli ka sqaruar se kishte ardhur në Shqipëri për pushime dhe nuk i fshihej drejtësisë italiane. 32-vjeçari ka shfaqur habinë në çastin e arrestimit, por pasi është njohur me mandatarrestin e prokurorit Roberto Alfonso ka pranuar të ekstradohet sa më parë në Itali. Ai akuzohet nga antimafia italiane se së bashku me 18 persona të tjerë kanë tentuar të trafikojnë nga Kolumbia në Italia 1.5 ton kokainë.
Xhiuzpe Simunelli
32-jeçari i arrestuar në Vlorë konsiderohet si truri i këtij trafiku. Në raportet e agjentëve të DEA konstatohet se ai ka marrë disa herë kontakte me trafikantët kolumbianë, me qëllim që të mundësonin trafikimin e 1.5 ton kokainë në Itali. Madje, për të paguar lëndën narkotike organizata “Ndrangeta” ka tërhequr nga një bankë sllovene 2.5 milionë euro.
Dështimi i trafikut
Negociatat e shumta mes “Ndrangeta” dhe trafikantëve kolumbianë janë komplikuar shumë, duke sjellë dhe dështimin e trafikut të kokainës. Shkak i kësaj, sipas hetuesve italianë, ka qenë mospasja e mjeteve të nevojshme në logjistikë dhe siguria për fshehjen e mallit. Ndërkohë mjaft përgjime janë bërë dhe nga agjentët e DEA-s në Amerikë.