Nisma e “News24” përfundon me sukses, mblidhen 56 mijë € për shpëtimin e Mejsit
TIRANE - Të solidarizuar me nismën e ndërmarrë nga “News24”, qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve të vendit, kanë mundur të thonë fjalën e tyre, duke dhuruar plot 56 mijë euro për kurimin në Gjermani të 2-vjeçares Mejsi Xhaxhaj, e cila vuan nga një tumor i rrallë në kokë.
Të ftuar në “News 24”, në një emision special realizuar në dy studio paralele me gazetarët Denis Minga dhe Erjon Skendaj prindërit e Mejsit falenderuan të gjithë ata qytetarë të thjeshtë, të rinj, studentë dhe biznesmenë që me humanizëm ofruan diçka nga vetja për vajzën e tyre.
Operacioni i Mejsit është marrë përsipër nga një prej mjekëve më të njohur në Europë, Helmut Bertalanffy, anëtar i Institutit të Neuroshkencës në Hanover.
Edhe pse 2-vjecarja Mejsi nuk e ka kaluar rrezikun, ndërsa pritet t’i nënshtrohet operacionit të vështirë në Gjermani, prindërit shprehen tepër optimist se gjithçka do të shkojë shumë mirë dhe se vajza e tyre do mund ta shijojë jetën e saj.
Për 3 javë rresht historia e dhimbshme e vogëlushes Mejsi Xhaxhaj nga Fieri dhe prindërve të saj që luteshin për ndihmë pushtoi mediat si dhe rrjetet sociale në vend, duke bërë që ajo të hynte në çdo familje shqiptare.
Të shumta ishin aksionet vullnetare që ndërmorën studentët e Universitetit të Tiranës Fakultetit të Gazetarisë, Shkencave Sociale dhe Juridikut. Aksioni përfshiu edhe disa universitete private dhe shkolla të mesme në disa qytete të vendit.
Në mbledhjen e kontributeve një peshë të të madhe zuri solidariteti i treguar nga qytetarët fierakë, që bashkë me Bashkinë Fier dhuruan afro 18 mijë euro. Në këtë fushatë humanitare u përfshinë edhe politikanë dhe njerëz të artit, si deputeti Pandeli Majko, Forumi Rinor Demokristian dhe këngëtarja e njohur kosovare Vesa Luma.
Për operacionin e vogëlushes dy vjeçare në Gjermani një shumë prej 3 mijë eurosh u dhurua nga “Fondacioni Fëmijët Shqiptarë” dhe zonja Liri Berisha. Shuma të konsiderueshme monetare ofruan edhe disa kompani dhe biznese, mes tyre një kompani celulare, si dhe një kompani call center, pa përmendur dërgesat përmes transfertave në sasi më të vogla nga emigrantë të ndryshëm.
Kompania “Focus Group” dha shembullin e parë për të inicuar mbledhjen e fondeve në rrugë vullnetare, në një kohë që strukturat shtetërore nuk reaguan, pavarësisht lutjeve për ndihmë të bëra nga familja Xhaxhaj.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nisma e “News24” përfundon me sukses, mblidhen 56 mijë € për shpëtimin e Mejsit