Nishani: Ligji për Konferencën Gjyqësore, është realizuar drafti
Ministri i drejtësisë Bujar Nishani ka theksuar se projektligji për Konferencën Gjyqësore Kombëtare ka mbaruar së draftuari dhe se pritet të trajtohet në Kuvend.
Funksionimi i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, nuk mund të mbetet në ngërç, aq më tepër, që "edhe më parë Konferenca është mbledhur me vetërregullim" theksoi Nishani. Sipas tij Ministria e Drejtësisë ka përfunduar detyrën e saj në draftimin e Projektligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, mbështetur edhe në sygjerimet e bëra nga aktorë të sistemit të drejtësisë si përfaqësues të Konferencës Gjyqësore, Shoqatave të Gjyqtarëve, Këshillit të Lartë i Drejtësisë, si dhe misioneve të asistencës ndërkombëtare. Gjithashtu ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, deklaroi sot se "qëllimi për përgatitjen e këtij projektligji ka qenë që, Konferenca Gjyqësore Kombëtare, të funksionojë mbi bazën e një ligji, pasi më parë ka funksionuar mbi bazën e vetëorganizimit të saj.
Që nga ky moment, Ministria e Drejtesisë ringriti një grup pune dhe tashmë ka realizuar draftimin e një projekti të ri, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e interesuar në sistemin e drejtësisë, tha Nishani.
Ai nënvizoi faktin se projektligji për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, ku janë reflektuar të gjitha rekomandimet e grupeve të interesit, mbetet për t'u trajtuar në Parlament.
Por,Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani është shprehur skeptik për qëndrimin e opozitës për dhënien e miratimiit për projektligjin për "Konferencën Gjyqësore Kombëtare".
"Mungesa e opozitës në Parlament, është një fakt publik, por, nuk është vetëm çështja e këtij Projektligji. Opozita mund të hyjë në Parlament e të mos e japë votën si në rastin e ligjit për Gjykatën Administrative, i cili nuk ka kaluar në seancë pasi opozita nuk ka dhënë votat e saj.
Megjithatë, kjo, është një çështje që i takon tërësisht dhe vetëm kryetares së Konferencës Gjyqësore Kombëtare, e cila është edhe Kryetarja e Gjykatës së Lartë, nënvizoi Ministri i Drejtësisë.