E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri pjesë e projektit të USAID për planifikimin e territorit

FIER- Pas Shkodrës edhe Bashkia e Fierit është bërë pjesë e projektit të USAID për reformën e planifikimit të territorit. Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj dhe drejtorit të prag koorporatës së sfidës së mijëvjecarit për Shqipërinë Ricard Wolf.
Projekti synon mbështetje ndaj reformës duke ofruar asistencë përmes teknologjisë në procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit.
Bashkëpunimi dypalësh përfshin trajnimin e punonjësve të Bashkisë sigurimin e paisjeve të zyrave dhe burime të tjera të nevojshme për mirëmbajtjen dhe përditësimin e bazave të të dhënave.
Fieri bëhët kështu Bashkia e radhës në përfshirjn e projektit, pas Tiranës, Shkodrës, Vlorës dhe Pogradecit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›