Vetëvrasja e portierit Enke shokon gjithë Gjermaninë
BERLIN- Vetëvrasja e portierit të Hanovërit dhe kombëtares gjermane Robert Enke ka shokuar gjithë futbollin dhe tifozët në Gjermani. Policia bëri të ditur se futbollisti para se të hidhej në shinat e trenit ka lënë një shënim, ku bën të ditura shkaqet e veprimit të tij. Hetimet e para kanë zbardhur edhe mënyrën se si ndodhi ngjarja e rëndë. Enke kishte parkuar makinën e tij Mercedes fuoristradë në Empede, pranë Hanovërit, përpara trenit që vinte nga Bremeni dhe goditja ka qenë me 160 kilometra në orë.
Ndërkaq, gruaja e tij Tereza ka zbuluar në një konferencë tepër prekëse për shtyp se i shoqi vuante nga një depresion prej disa vjetësh, dhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar kur çifti humbi vajzën 2 vjeçare Lara në 2006-tën. Sipas saj, Robert nuk ishte më ai i mëparshmi dhe në ditët e fundit ishte shumë konfuz. Për të futbolli ishte gjithçka dhe ai kishte frikë mos humbiste vendin në skuadër tani në moshën 32 vjeçare. E përjavshmja Fokus shkruan se pak ditë më parë Enke kishte thënë se përpara se të kalosh në një gjendje jo të lumtur, është mirë t’i japësh fund. Mjeku Valentin Markser tha se Robert Enke kishte refuzuar t’i nënshtrohej një trajtimi të specializuar, ndërsa zbuloi se në letrën e lamtumirës ai shkruante se i vinte keq që i kishte gënjyer të gjithë, duke çuar deri në fund planin për vetvrasje.
Pas marrjes së lajmit për tragjedinë, tifozë të shumtë të Hanovërit janë grumbulluar para selisë së klubit për të shprehur hidhërimin e tyre. Tifozët kanë ndezur qirinj dhe kanë qëndruar në heshtje në respekt të portierit të tyre. “Pusho në paqe, nuk do të të harrojmë kurrë”, shkruanin pankartat kushtuar atij. Enke ka qenë edhe portier i kombëtares gjermane, ndonëse për një dekadë jetoi nën hijen e Oliver Kahn dhe të Jens Lehman. Ai ishte në plart e trajnerit Joakim Lëv për në Botërorin e Afrikës së Jugut vitin e ardhshëm.
Dhimbja nuk ka qenë vetëm e tifozëve të Hanovërit, por e të gjithë gjermanëve. Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv nuk e ka zhvilluar seancën stërvitore të ditës së mërkurë, ndërkohë që edhe ndeshja miqësore me Kilin në program ditën e shtunë është në dyshim. Vetëvrasja e portierit Robert Enke ka prekur edhe kancelaren Angela Merkel, e cila i ka dërguar një letër vejushës së tij Tereza, por që ka qenë shumë private. Po kështu edhe presidenti i Federatës Gjermane Teo Zvanziger është shprehur se ka mbetur i shokuar kur ka marrë këtë lajm. “Kam mbetur pa fjalë”, tha ai që nga hoteli i ekipit kombëtar. Edhe ministri i jashtëm dhe zëvendës kancelari gjerman Guido Vestervel ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e portierit 32 vjeçar, duke thënë se ka mbetur pa fjalë, pasi bëhej fjalë për një djalë të ri. Edhe Franc Bekenbauer është shprehur se ndjen një dhimbje pafund nga kjo tragjedi, ndërsa Oliver Bierhof nuk ka mundur të nxjerrë asnjë fjalë para kamerave.(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)