E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët në tunelin e Thirrës, Olldashi ''i përshëndet''

TIRANE-Pas mbylljes së tunelit Thirrë-Kalimash, deputetë socialistë kanë vizituar sot tunelin nga ku kanë bërë deklarata anti qeverisë. Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike Sokol Olldashi ka reaguar për këtë vizitë të deputetëve socialsitë në tunel duke e ironizuar atë “se është vizitë me vonesë”.

Nën drejtimin e menaxherit të projektit të tunelit Thirrë Kalimash, Daren Mort , 13 deputetët socialistë janë mbledhur para tunelit që prej disa ditësh po qëndron i bllokuar për shkak të punimeve që po kryhen në të. Socialisti Erjon Brace tha në emër të PS, se “ tashmë është vërtetuar që rruga Durrës-Kukës është një rrugë elektorale”. Brace tha se menaxheri u ka bërë të ditur se tuneli duhet të përfundonte në verën e vitit 2010. “Janë shkelur parametrat e kontratës, sipas menaxherit tuneli do të përfundonte në vitin 2010, në verë të këtij viti, kurse ai u inagurua përpara kohe”.
Deputetët nuk u lejuan të hynin në brendësi të tunelit. Sipas menaxherit Mort, shembjet janë të rrezikshme dhe nuk mund të hyhet në tunnel. “Patëm rrëshqitje të masivit në tunel, dhe nuk mund të hyme brenda. Mesi i tunelit paraqet probleme”, pohoi Mort. Menaxheri i projektit për tunelin pohoi gjithashtu se tuneli nuk ka mbaruar krejtësisht dhe se kontrata me qeverinë pëfundon pikërisht në fund të verës së ardhshme.

Por, menjëhere pas vizitës së deputetëve socialistë në tunel Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi theksoi se e përshëndet vizitën e deputetëve socialistë në tunelin e Thirrës. Megjithëse sic shtoi ai “kjo ndodhur 2 vjet e gjysmë me vonesë”. “PS u njoh sot me rrugën në Kalimash, kjo është positive. PS njohu rrugën, edhe pse me vonesë. Por do të doja që të kishte qënë vetë Rama në Thirrë”, theksoi Olldashi në një prononcim për mediat. Olldashi deklaroi gjthashtu se socialistët janë informuar nga kompania ndërtuese lidhur me problemet gjeologjike që ka tuneli i Thirrës.

E menjëherë pas kësaj deklarate të Ministrit, PS në distancë replikoi me Olldashin, duke e konsideruar Olldashin, "arrogant me shpifje". 
“Ministri i punëve publike të familjes Berisha vijon ti ikë detyrimit kushtetues e ligjor për informimin e publikut lidhur me shembjen e tunelit të Kalimashit, ndërkohë që reagimet e tij nervoze forcojnë bindjen se ky zotëri arrogant dhe i famshëm për gafat e shpifjet e tij ka humbur qetësinë, përballë të vërtetës që fsheh”, theksoi zëdhënsësja Armela Imeraj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›