E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Migracioni sfidë e përbashkët

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani theksoi sot se bashkëpunimi midis vendeve të ndryshme, do të ndihmonte në krijimin e politikave të reja për migracionin. Nishani mori pjesë në konferencën e organizuar nga OSBE me temë "Menaxhimi i Migrimit dhe lidhja e tij me politikat ekonomike, sociale dhe mjedisore ne përfitim te stabilitetit dhe sigurisë ne rajonin e OSBE-së". Kriza financiare me të cilën po përballemi krijon një kontekst në të cilin mirëqenien afatgjatë nuk mund ta konsiderojmë më si të mirëqenë. Përkundrazi duhet te jemi të përgatitur për te qene reagues ne mënyrë te përbashkët përkundrejt çdo sfide theksoi Nishani në konferencë. Sipas tij, migracioni do të vazhdojë të jetë sfidë e përbashkët e jona dhe ky forum do të identifikojë çështjet më relevante të cilat do të analizohen, trajtohen e studiohen më tej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›