E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një laborator për cilësinë e ilaçeve

Sektori i farmakovigjilencës,
shkenca që merret me ekzaminimin
e ilaçeve dhe efekteve
anësore të tyre, do të "çelë"
sythe edhe në Shqipëri. Nisja
e ekzaminimit të përbërjes së
ilaçeve, efekteve dytësore të tyre,
apo ndikimet negative në disa
kategori pacientësh, do të jetë
një nga projektet më ambicioze
të vitit 2009 për Ministrinë e
Shëndetësisë dhe Qendrën Kombëtare
të Kontrollit të Barnave.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë,
krijimi i një qendre farmakovigjilence,
për herë të parë në vendin
tonë, do të ndihmojë në vlerësimin
dhe parandalimin e efekteve
anësore dhe gjithë problemeve
që lidhen me konsumimin e
barnave. Aktualisht, në mungesë
të saj nuk ka asnjë parametër të
matshëm për mënyrën si i përdorin
shqiptarët medikamentet,
nëse është ajo e drejtë apo e
gabuar. Ky problem disa muaj
më parë është ngritur edhe në
Komisionin parlamentar të Shëndetësisë,
pas të dhënave se konsumi
i ilaçeve bëhet shpesh edhe
kur nuk është i domosdoshëm.
Farmakovigjilenca
Farmakovigjilenca është një
shkencë relativisht e re, që po
ndikon ndjeshëm në përmirësimin
e cilësisë së jetës, pasi barnat
radhiten si një ndër 10 shkaqet
kryesore që sjellin si pasojë
vdekjen e përdoruesve të tyre.
Qendra e Kontrollit të Barnave
ka vendosur në dispozicion për
pacientët një numër telefoni, për
të kryer të gjitha denoncimet apo
ankesat e tyre lidhur me barnat,
cilësinë e tyre apo problematikën
që mund të kenë shkaktuar në
sistemin e tyre shëndetësor.
Qendra e Kontrollit të Barnave
ka menduar se numri i telefonit
do të shërbejë për të ngritur një
rrjet informacioni lidhur me
efektin e ilaçeve, informimin e
të sëmurëve lidhur me efektet
anësore që mund të shkaktojnë
ilaçet. Numri i telefonit, (23 76
045) do të jetë në dispozicion të
pacientëve, mjekëve, por edhe
të gjithë qytetarëve të tjerë të
interesuar për të bashkëpunuar,
apo për të qarë hallin në çdo rast.
Projekti i 2009-ës
Në listën e projekteve të
Qendrës Kombëtare të Kontrollit
të Barnave janë një listë
prioritetesh. Ngritja në nivele
tekniko- shkencore më të larta
të specialistëve të regjistrimit të
barnave, si dhe analiza laboratorike,
duke përdorur metodikën
bashkëkohore dhe aparate më të
sofi stikuara, është një nga projektet
e këtij viti. Për këtë nevojitet
trajnimi i analistëve, si dhe
vënia në dispozicion e fondeve
përkatëse; ngritja e një strukture
të përhershme dhe të specializuar
për kontrollin e kushteve
të mira të fabrikimit; ngritja e
një strukture të specializuar për
farmakovigjilencën dhe hartimi
i akteve nënligjore në funksion
të saj.
Këto janë diskutuar këtë javë
mes Ministrisë së Shëndetësisë
dhe Qendrës së Kontrollit të
Barnave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›