E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajisjet e mamografive po rrinë për „zbukurim‰

Mamografitë në katër
qytete të vendit, Tiranë,
Durrës, Vlorë Shkodër,
mbeten "gjendje" në spitale. Me
përfundimin e projektit INTERREG
III, për fazën e kontrolleve të
sferës femërore, kanë përfunduar
edhe fi lmat e materialet e nevojshme
për të kryer ekzaminimet.
Projekti që tashmë ka përfunduar
parashikonte blerjen e pajisjeve,
trajnimin e mjekëve, teknikëve
dhe dhënien e asistencës së spitaleve
italiane për vendosjen në
funksionim të këtyre aparaturave.
Përgjatë dy vjetëve, filmat dhe
materialet e nevojshme janë blerë
nga projekti. Më pas, kontrata për
sistemimin, riparimin e pajisjen
në rast se pësonte defekt, blerja e
materialeve, do t‘i takonte të ishte
përgjegjësi e strukturave shëndetësore
shqiptare. Me nisjen e vitit
të ri 2009, nuk janë marrë masat
për blerjen e ndonjë materiali.
Kështu, në mungesë të filmave
dhe në mungesë të kushteve për
riparimin e defektit, pajisjet kanë
mbetur për "zbukurim" në katër
qytetet e vendit.
Më shumë se 12 mijë ekzaminime
janë kryer me fi nancimin e
projektit. Për të gjitha këto analiza,
materialet janë paguar nga fi nancimi
i KE-së, fond tjetër ky i vendosur
në dispozicion, veç blerjes
së aparaturave dhe trajnimit të
mjekëve, të cilat u kryen në spitalet
italiane. Në këtë kohë, kur
vazhdimësia e një fushate tepër
të vlefshme për pacientet femra ka
mbetur në vend numëro, grave u
mbeten dy zgjidhje: të presin deri
në blerjet e reja, ose t‘u drejtohen
klinikave private.
Mamografi të
Të gjitha mamografitë, ekografitë,
pajisjet ekzaminuese, u
blenë nga projekti, u vendosën në
spitalet e Vlorës, Shkodrës, Durrësit
dhe Tiranës. Për të përdorur
këto aparatura, veç mjekëve u
specializuan edhe teknikë, të cilët
në rast defekti duhet të rregullonin
pajisjen. Aparaturat e sjella
në Shqipëri ishin të teknologjisë
së fundit, pajisje të firmave të
njohura. Ndër 40 pajisje të tilla
që ndodhen në të gjithë territorin
e Italisë, gjenden vetëm 10 të
ngjashme me ato të Shqipërisë,
pjesa tjetër janë të një teknologjie
më të vjetër. Brenda dy viteve, këto
aparatura u blenë, u montuan
dhe u vendosën në katër qytete
të vendit. Në një vit u ekzaminuan
falas më shumë se 12 mijë femra
në të gjithë vendin, nga të cilat
një pjesë e mirë u konstatuan me
probleme në fazat e para. Nga
këto ekzaminime ato arritën të
trajtoheshin në kohën e duhur,
duke mos rrezikuar më pas jetën,
si pasojë e avancimit të sëmundjes
dhe moskapjes në çastin e nevojshëm
për trajtim.
Ekzaminimi
Mamografia është metoda
më bashkëkohore e kontrollit
të tumorit të gjirit në të gjitha
vendet evropiane. Këshillohet
të kryhet rregullisht pas moshës
35-vjeçare, por në rastet kur
kërkohet nga mjeku, mund të
kryhet edhe në moshë më të
re. Pas mamografi së, në rast se
nevojitet, duhet të kryhet edhe
ekografi a, ekzaminim edhe më i
detajuar se mamografi a. Kjo analizë
ofrohet nga Kabineti i mamografi
së në shërbimin e imazherisë
në qendrën spitalore universitare
"Nënë Tereza", në Tiranë, në konsultoren
e gruas të maternitetit
"Mbretëresha Geraldinë", si dhe
pranë shërbimeve të specializuara
ambulatore (poliklinika)
nga kabinetet e mamografisë
të ngritura në rrethet: Tiranë,
Shkodër, Durrës, Vlorë, por që
aktualisht nuk funksionojnë.
Pranë këtyre kabineteve funksionon
edhe shërbimi ekografi k,
i cili plotëson dhe ndihmon diagnostikimin
e saktë dhe në kohë
të patologjive të gjirit. Tumori i
gjirit është një nga problemet që
ndeshet më shpesh te gratë. Çdo
vit, rreth 185 mijë gra në Evropë
shfaqin kancer të gjirit dhe rreth
44 mijë vdesin për shkak të kësaj
sëmundjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›