Nishani: Presim statusin këtë vit

“Në javët e ardhshme, ne presim dhënien e një vendimi të favorshëm nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ndaj kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Një vendim i bazuar në meritat tona, do të shënonte një tjetër gur kilometrik në rrugëtimin integrues evropian të Shqipërisë, duke i vendosur angazhimet dhe përgjegjësitë tona në një fazë më të lartë të procesit”, theksoi kreu i Shtetit.
Nishani tha se shqiptarët janë i vetmi komb në rajon që rezervon respekt për “tjetrin” dhe shembulli më i mirë është ai i harmonisë fetare. “Shqipëria mbetet një vend që beson fort në dialogun mes civilizimeve dhe nuk do të pushojë kurrë së angazhuari në mënyrë aktive për rrafshimin e dallimeve mes anëtarësisë së gjerë të Kombeve të Bashkuara për çështje që kanë të bëjnë me agjendën e të drejtave të njeriut. Pikërisht për këtë arsye, Presidenca e radhës shqiptare e Këshillit të Evropës ka zgjedhur si moton e saj: ‘Të bashkuar në shumëllojshmëri’”, shtoi ai.
Duke folur për marrëdhëniet me shtetet e tjera, Nishani, tha se Shqipëria mbështet paqen midis Palestinës dhe Izraelit. “Shqipëria rithekson pozicionin e saj në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete: Shtetit të sigurt të Izraelit dhe një Shteti të porsalindur të Palestinës, që do të ekzistojnë krah për krah me njëri-tjetrin në përputhje me rezolutat dhe Kombeve të Bashkuara dhe Planit të Veprimit. Të dy popujt: e Palestinës dhe Izraelit janë të lodhur e të dërrmuar nga ky konflikt pa mbarim dhe udhëheqësit e tyre duhet të mbajnë mbi supe barrën dhe të mbështesin kërkesën legjitime për liri dhe paqe të shoqëruar me vizion dhe vullnet të mirë afatgjatë përballë ekstremistëve”, vijoi.
Presidenti i Shqipërisë u shpreh gjithashtu se shpallja e pavarësisë së Kosovës pesë vite më parë ka sjellë një situatë më të sigurt në rajon, ndërsa tha se Serbia atë që nuk e arriti dot me luftë, nuk do të mund ta arrijë me propagandë. “Më lejoni që të vë në dukje se krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës pesë vite më parë, e ka kthyer atë në një faktor të rëndësishëm të paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës Juglindore. Ai është ndërtuar dhe fuqizuar përkundrejt të gjitha vështirësive që ka hasur, të krijuara nga ata të cilët ende nuk mund ta pranojnë realitetin dhe ta shikojnë të vërtetën drejt e në sy. Me kalimin e kohës, Kosova e pavarur është njohur dhe pranuar nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh, ku përfshihen gati gjysma e anëtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, u shpreh.
Për sa i përket situatës në Shqipëri, Nishani tha se vendi ka pësuar rritje të fuqishme e pozitive ekonomike pavarësisht ndikimeve të krizës globale financiare. “Në përfundim, më lejoni t’ju siguroj se Shqipëria vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe është e vendosur për të ofruar kontributin e saj në përparimin e paqes, lirisë dhe sigurisë, në respektin e të drejtave të njeriut, në luftën kundër varfërisë, në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe begatisë dhe në fund, por jo më pak e rëndësishmja, në mbrojtjen e mjedisit”, përfundoi fjalën e tij. /Start/
2012-09-28 08:59