E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, dy shtetas me precedentë u vihen prangat

 Burime zyrtare thanë se është arrestuar shtetasi në kërkim Gëzim Pepkola, 34-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vrasje mbetur në tentative” dhe për “armëmbajtje”.

 Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmë rreth orës 19.30, brenda ambienteve të spitaleve në QSUT, është kapur nga shërbimet e rendit me armë pistoletë “Zastava”, të cilën e posedonte pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas ishte person në kërkim më datë 16.01.2011, pasi është autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit Ylli Luka.

Ndërkohë, policia ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për një shtetas nga Kosova. Naser Gashi, 40-vjeç, lindur në Suharekë dhe banues në Prishtinë u arrestua nga policia, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”. Masa ndaj tij është vendosur më datë 19 të këtij muaji, pasi 40-vjeçari nga Suhareka, është nën hetim për trafik të lëndëve narkotike. /Start/

                                                                                             2012-09-27 12:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›