E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane/ Policia arreston 4 shtetas per vepra te ndryshme penale

Katër shtetas u arrestuan 24 orët e fundit në qarkun e Tiranës, të dyshuar si autorë të disa veprave penale.

Burime zyrtare nga policia e Qarkut bënë të ditur sot se forcat e Komisariatit nr.3 të Policisë ndaluan shtetasin Besim Lataj, 46 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, pasi ishte shpallur ne kerkim si autor i dyshuar ne “vjedhjen” e nje automjeti.

Ndërkohë që shtetasi Luan Xhaja, 27 vjeç, banues në Kodër Kamëz, u arrestua pasi dyshohet se në ambientet e nje hoteli i ka vjedhur administratores një shumë prej 600 euro.

Forcat e Komisariatit nr.5 arrestuan në flagrancë shtetasin Astrit Rama, 36 vjeç si dhe shpallën në kërkim dy shtetas të tjerë pas një konflikti që patën me njëri tjetrin në fshatin Zall-Mner, Tiranë.

Ndërsa forcat e Komisaratit te Policisë ne Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Sulejman Metani, 34 vjec, pasi tek Ura e Shkumbinit në Rrogozhinë, për motive të dobëta, në grindje e sipër ka goditur me sende të forta vëllain e tij Albert Metani, 32 vjeç, i cili u dërgua në Spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Të njëjtat burime bënë të ditur se, Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit filloi procedimin penal për shtetasen Vjollca Dokaj, 18 vjeç, pasi plagosi lehtë me thikë vëllain e saj 19 vjeçar në banesën e tyre në Kodër Kamëz. Po ashtu, procedimi penal filloi edhe ndaj shtetasve Petrit Doqi, 44 vjeç dhe Gentian Doqi, 49 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë, pasi tek rruga “Teodor Keko”, për motive të dobta kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin Myrteza Halili, 56 vjeç.

Arrestimet e fundit u bënë gjatë operacionit të koduar “Vjeshta III”, i ndërmarrë nga Policia e qarkut te Tiranës në kuadër të luftës kundër krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›