Shkodër, sekuestrohen dokumenta false, 1 i arrestuar

Policia e shtetit në bashkëpunim me atë të Shkodrës gjatë operacionit të koduar “Omar” kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sërë dokumentash të falsifikuara ndërsa kanë vënë në pranga edhe një person.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Pëllumb Pali i cili akuzohet për falsifikim dokumentash.
Arrestimi i Palit u bë pas një hetimi 4 mujor të policisë ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan dokumenta të falsifikuara, leje drejtimi dhe siguracione, pulla të policisë dhe vula doganore të gjitha të falsifikuara.