Nishani, Ramës: Shpresoj të zbatoni programin që premtuat
04-07-2013 / Gazeta 55
Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zotin Edi Rama.
Presidenti Nishani e uroi zotin Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për suksese në zbatimin praktik të programit politik, në të mirë të qytetarëve të vendit dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Presidenti Nishani dhe kryesocialisti Rama shkëmbyen mendime për një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.