KQZ miraton nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit për qarkun Fier dhe Elbasan
04-07-2013 / Gazeta 55
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar nxjerrjen e rezultatit të votimit për Qarkun Fier dhe Qarkun Elbasan, në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas rezultateve të votimit, mandatet e Qarkut Fier janë ndarë: 11 mandate për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe 5 mandate për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”. Ndërsa në qarkun Elbasan, aleanca e majtë ka marrë 8 mandate dhe të djathtët 6 mandate. Në mbledhje ishte parashikuar edhe miratimi i rezultateve për Qarkun Durrës dhe Shkodër. Por vendimmarrja u shty, pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të PD-së, i cili kërkoi më shumë kohë për shqyrtimin e materialit, që e konsideroi si tepër voluminoz.
...