E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Së shpjeti do hapen 4 burgje



Katër burgje të reja do të hapen në Shqipëri për të të sjell edhe uljen e mbipopullimit në burgje. Jo vetëm kaq, por për punonjësit e burgjeve nuk do të mungojnë shpërblimet apo edhe rritja e pagës sipas gradës. Kështu është shprehur ministri i drejtësisë Bujar Nishani gjatë vizitës që ka bërë në burgun e Fushë Krujës ku ka vizituar ambientet në këtë institucion.
Gjithashtu Nishani ka folur edhe për korrupsionin në rradhët e gardianëve duke theksuar se rekrutimi i stafit të burgjeve është bërë sipas rregullave. Ndërsa shërbimi i provës ka qenë sipas Nishanit një hap pozitiv.
Ndërsa drejtori i përgjithshëm Gazmend Dibra ka pohuar se për të gjithë të dënuarit të cilët do të transferohen nga burgjet e huaja do të vendosen në institucionet e reja të vuajtjes së dënimit.
Gjatë kësaj vizite Nishani në qenë i shoqëruar nga drejtori i brugut të Fushë Krujës Saimir Mulgeci si dhe punonjës të tjerë të burgut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›