Xhaçka:Do publikojmë dokumenta aferash

Partia Socialiste do të bëjë një tjetër denoncim për pasurinë e ministrave të qeverisë.
Deputetja Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat la të kuptohet se një kunat, apo kunatë e një prej ministrave të kabinetit ka marrë me konçension një hidrocentral duke shkelur ligjin.
"A ka ndonjëri prej jush ministra të qeverisë Berisha një kunat apo kunatë që ka përfituar pasuri publike për llogarinë tuaj? Mos vallë ndonjëri prej jush ka ndonjë hidrocentral që gabimisht mund ta keni vënë në emrin e kunatit apo të kunatës dhe ndërkohë, si pasojë e ngarkesës së madhe me punët e shtetit keni harruar t'ia bëni letrat siç duhet?", u shpreh Xhaçka.
Ajo u shpreh se Partia Socialiste do të vazhdojë të publikojë dokumente në lidhje me aferat korruptive në dhënien e licencave e koncesioneve.