E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozim-rezoluta ftoh Serbinë me SHBA-të

Ekspertët pohojnë se Shtetet e Bashkuara e shohin propozimin e palës serbe si një akt armiqësor. Sipas tyre, diplomatët amerikanë po punojnë për ta hedhur poshtë propozim-rezolutën, e cila mund të sjellë pengesa në integrimin evropian të Serbisë.

Agjencia FoNet, duke cituar Ted Karpenterin, nënkryetar i institutit “Cato” me seli në Uashington, raporton se SHBA-të e shohin propozimin e Beogradit si një veprim jomiqësor që nuk e ndihmon rajonin. Sipas tij, diplomatët amerikanë po punojnë edhe jashtë orarit për të rrëzuar propozimin e Serbisë i cili do të diskutohet më 9 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›