E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të vetëdigjet para ambasadës amerikane


Të hënën rreth orës 11.00 në "Rrugën e Elbasanit" në afërsi të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në afërsi të ambasades amerikani një i ri 26 vjeçar i
lindur në Fier e banues në Tiranë, ka kërcënuar se do të vetëdigjej, duke përdorur një shishe plastike me lëndë djegëse, benzinë. I riu ka alarmuar forcat e policisë, por dhe rojet e sigurisë teksa ka qendruar për disa minuta pranë ambasadës amerikane me shishen mbushur me benzinë dhe çakmakun në dorë. Bledar Arapi nga qytetit i Fierit kishte tentuar te vriste veten duke i vënë flakë shishes me benzinë , ndërkohë që kërkonte me insistim të bisedojë me gazetarët. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilët janë njoftuar nga forcat e sigurisë së ambasadës , ku dhe e kanë shoqëruar të riun në polici. Pas marrjen në pyetje , policia vendosi ta lërë të lirë 24 vjecarin bledar arapi pasi rezultoi se kishte çrregullime mendore dhe se kërkesat e tij nuk kishin të bënin me ambasadën amerikane. Ndërkohë gjatë kohës kur i riu alarmoi forcat e sigurisë me shishen me benzinë dhe çakmakun qeë mbante në dorë , kishte te pranishëm edhe shumë qytetarë kureshtarë për këtë ngjarje.

Menjëherë, shkuan shërbimet e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, të cilët morën masat e menjëhershme duke kapur dhe shoqëruar për në ambjentet e komisariatit 26 vjeçarin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›