Dhunë ndaj të dënuarve, AP denoncon pesë policë të burgut 313

Burgu 313
Pesë punonjës të burgut 313 në Tiranë janë denoncuar nga Avokati i Popullit për dhunë ndaj të dënuarve. AP njofton se pas denoncimit të ardhur në këtë institucion është ngritur një grup pune verifikimi.
Pas kësaj ka rezultuar se A.Gj, një ditë më parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Pasi punonjësit e shërbimit të burgut 313 e kanë dërguar tek ndihmësmjeku e kanë goditur me shkelm. Vëllai i tij P.Gj, i revoltuar ka nisur të fyej punonjësit e burgut. Kjo ka sjellë dërgimin e tij në dhomën e veçimit ku është dhunuar nga katër policë.
Avokati i Pupullit ka verifikuar pretendimet e dy vëllezërve nga ekzaminimi mjeko-ligjor ndërsa punonjësit e policisë kanë mohuar akuzat. Ky veprim është kriminal, sepse nga punonjësit e policisë janë konsumuar elementët e veprës penale të Torturës dhe për këtë arsye ajo duhet ndëshkuar rëndë. Dhuna e ushtruar nga punonjësit e policisë ndaj të arrestuarit P.Gj është bërë me qëllim ndëshkimin e tij për shkak të dyshimeve që ata kishin ndaj tij për simulim si i sëmurë. Ndërsa ndëshkimi i të arrestuarit A. Gj është bërë për shkak të fyerjeve që ai ka bërë ndaj personelit të paraburgimit”, shprehet Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Ky institucion i ka rekomanduar prokurorisë nisjen e ndjekjes penale për katër punonjësit e burgut 313-të. /F.S/