Bosnjë, çelet panairi Made in Albania

Panairi Made in Albani
Në Bosnjë për herë të parë është çelur panairi Made in Albania, ku ekspozohen prodhimet shqiptare në këtë vend.
Panairi është vendosur në ambientet e ambasadës shqiptare në Bosnjë, e cila ka bërë që bizneset boshnjake të tregojnë interes për produktet shqiptare.
Përfaqësuesit shqiptarë kanë treguar se produktet Made in Albania jo vetëm kanë ngjallur interes tek biznesi, por është koha dhe për një tjetër nivel bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve.
Mësohet se gjatë panairit u firmosën disa marrëveshje që do të bëjnë të mundur shitjen e prodhimeve shqiptare edhe në marketet boshnjake.
Ndërsa, vetë biznesi shqiptarë kërkon që këto nisma të jenë më të shpeshta dhe të kalojnë pragun e Ballkanit. /E.L/