Terrorizoi me granata, arrestohet nga policia

Granatë / foto arkiv
Kukës Një 30-vjeçar është vënë në pranga për shkak se ka kërcënuar me granatë një të afërm të tij. Xhevat Halilaj me dy granata, të cilave u kishte hedhur siguresën ka terrorizuar G.S.
Një ngjarje e tillë ka ardhur në fshatin Cana, për shkak se mes dy kushërirëve kishte një konflikt të hapur. Së fundmi Përmbarimi kishte vendosur që 30-vjeçari duhet ti paguante personit me inicialet G.S një shumë prej 60 mijë lekësh.
Pas debatit lidhur me këtë çështje, Halilaj ka ndërmarrë aktin e kërcënimit me granatë. Fqinjët e tyre kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur 30-vjeçarin. Atij iu gjetën edhe dy granata të tjera në trup. /F.S/