Nishani: Vrasja e Fatmir Xhindit për motive jo politike
Kabllogramet ku Burgaj ankohej për Kuliçajn? ? “Mendoj se ne s’mund të diskutojmë për çështe referuar shypit që është i lirë, por drejtori i policies së Shtetit nuk ka bërë asnjë deklaratë të tillë dhe ai refuzon që të adresohet në gjykatë”
Ministria e Brendshme hedh poshtë pretendimet e opozitës se situata e krimit në vend gjatë vitit të fundit është përkeqësuar. Ministri Bujar Nishani, duke folur para Komisionit të Sigurisë në Kuvend ka sqaruar se situata e rendit në përgjithësi dhe goditja e krimit të organizuar në veçanti është nën kontroll dhe krahasuar me vitet e mëparshme ka përmirësime të dukshme. Sipas Nishanit, në vitin 2010 nga policia italiane janë kapur vetëm 2 kg heroinë e futur nga Shqipëria. Por opozita nuk ka qënë dakort me këto shifra, duke i konsideruar ato të pavërteta dhe të manipuluara. Më pas, Nishani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve për ccështje të ndryshme që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë në vend.
Gazmir Bizhga: Më datën 6 shtator, kur ju ishit ministër i Brendshëm keni deklaruar se keni arritur të zbardhni identitetin e autorit të vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi. Kanë kalaur dy vjet edhe ende sot e kësaj dite nuk është kapur autori. Çfarë është bërë, kush është identiteti i vrasësit?
Duke vlerësuar të gjithë shqetësimin që ju keni për këtë ccëshjte të rëndësishme, dëshiroj t’u sqaroj se në lidhje me vrasjen e të ndjerit deputetit Xhindi s’mund të ketë deklaratë për identitetin e autorit. Ju siguroj, sepse nuk mund të japim një deklaratë për identitetin pa pasur prova të sigurta për të bërë ndalimin e tij. Por ka pasur një deklaratë dhe i qëndroj se hetimi ka qenë në rrugën e duhur. Më lejoni t’u sqaroj se s’është polica që drejton hetimin në Shqipëri. Nuk është qeveria që ka nën autoritetin drejtimin e strukturave që merren me hetimin në Shqipëri. Ju siguroj se edhe në atë rast policia e shtetit i ka dhënë grupit hetimor informacione të rëndësishme që kemi menduar se do ti shërbenin grupit hetimor për zbardhjen e asaj ngjarjeje, e cila është një dosje ende e hapur. Për sa kohë vazhdon hetimi, natyrisht ka pasur edhe evolime, dhe mbetem i rezervuar për të paraqitur këto çështje.
Gazmir Bizhga: Nuk është vetëm kjo vrasje politike, apo e një personi politik. Po kështu edhe për vrasjen e kryekomunarit Remzi Veseli, prej 6 muajsh s’ka asgjë konkrete. Çfarë është bërë për këto raste?
Ju siguroj se as në rastin e parë, as në rastin e zbardhjes së të ndjerit të komunës nuk janë vrasje me karakter politik Gjithsesi është hetimi, gjykata që do të thotë, do vendosë se cili ka qenë motivi i vërtetë .
Gazmir Bizhga: Kemi dhe vrasjet e katës qytetarëve më 21 Janar. Familjarët, qytetarët dhe opozita s’ka një përgjigje se cc’ka bërë policia për të zbardhur këtë ngjarje?
Përsa i përket të vrarëve të 21 janarit është një çështje, e cila po hetohet nga prokuroria. Mbetet për t’u deklaruar nga prokuroria, por policia ka nevojë për ndihmën e organizatorëve e atij tubimi për të përshpejtuar zbardhjen.
Gazmir Bizhga: Nuk është e lartë shkalla e zbulueshmërisë, opinioni ka ndjeshmërinë se ish-ministri i Ekonomisë akuzonte nëndrejtorin policisë së shtetit për kontrabandë të naftës virgin. Ne nuk patëm një përgjigje konkrete për këtë rast?
Në adresimin që i bëhet akuzave politike, pa fakte, pa baza të ish-ministrit të Ekonomisë apo të aktorëve të tjerë politikë ndaj nëndrejtorit të përgjithshëm policisë së shtetit, ministrisë së Brendshme dhe kontrollit të Brendshmë, nuk rezulton të ketë asnjë bazueshmëri dhe asnjë provë dhe fakt në lidhje me akuzat politike të pabazuara që aktorët politikë i kanë adresuar ish nëndrejtorit Kuliçaj, i cili ka qenë për një kohë të gjatë dhe të vështirë në krye të departamentit të krimit të organizuar ku falë angazhimit të gjithë atyre që punojnë nën drejtimin e Kuliçaj kanë bërë të mundur goditjen e krimit kriminal që janë pas hekurave, kanë bërë të mudnur sekuestrimin e pasurive që shkojnë më 16.8 milion euro që natyrisht kanë prekur interest dhe kanë prekur interesa shumë të mëdha. Por unë do tju kërkoja që çdo pretendim, ccdo shqetësim ta adresonit në strutkurat përkatëse .Zoti Kulicaj edhe më parë edhe në vijimëse i është drejtuar institucioneve të shtetit iu ka bërë kalëzim për akuzat që i janë bërë. Natyrisht prokuroria është isntitucion i hetimit. Kushdo që ka një pretendim, ka një akuzë duhet ta adresojë në institucionine pavarur të prokurorisë e cila ka të gjitha hapësirat ligjore, instrumentat për të hetuar dhe verifikuar cdo pretendim dhe akuzë ndasj ccdo individi përshire deputet nëndrejtor apo ministra.
Gazmir Bizhga: Ambasada e SHBA-së në të dhënat që i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit shkruante teksualisht “ne kemi arësye të besojmë sikurse edhe disa agjensi inteligjente amerikane jo vetëm praktikat koruptive të Kuliccjat janë të njohura, por ka zëra brenda në polici që besojnë se vet Kuliccaj ka ndihmuar Dritan Dajtin për ti shpëtuar arestimit në shkuarën. Gjithashtu ambasada shkruan se për operacionin e kapjes së Dritan Dajtit u bë pikërisht në muajin gusht kur Kuliccaj ndodhej larg Shqipërisë për të mos i dhënë mundësi sinjalizimit të tij. Atë kohë ju keni qënë Ministër i Brendshëm
Bujar Nishani: Në lidhje me rastin e arresitmit të Dritan Dajtit ju referuat se aksioni u bë ditën që mungonte ai me qëllim të mos informohej. Po ju them se edhe unë si ministër kam qenë i papinformuar. Nëse ka një çështje që ndjej keqardhje është fakti që kam qenë i painformuar për aksionin që u ndërmor. Ndoshta mund të konsiderohet që edhe unë mund të ndihmoja Dritan Dajtit. Në lidhje me deklarimet që ju bëtë ju referoheshit shqypit z.Bizhga. Mendoj se ne s’mund të diskutojmë për çështe referuar shypit që është i lirë, por drejtori i policies së Shtetit nuk ka bërë asnjë deklaratë të tillë dhe ai refuzon që të adresohet në gjykatë, se ne kemi një vendim që asnjëherë nuk i adresojmë gjykatave kur kemi çështje që nuk janë zyrtare.
Piro Lutaj: Sa të vërteta janë zërat për largimin e Hysni Burgajt nga posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë?
Bujar Nishani: Në lidhje me Burgajn ju siguroj se s’ka asnjë diskutim apo mendim për të larguar zotin Burgaj nga drejtimi i Policisë së Shtetit për faktin se zoti Burgaj është duke kryer në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën e tij si drejtues i përgjithshëm i Policisë se Shtetit edhe për faktin se ai ka arritur rezultate të mira për goditjen e krimit dhe sigurisë në vend. Nuk di nga mund tju kenë ardhur këto thashetheme, por ju siguroj se ata që i kanë sjellë janë thejshtë thashetheme, por ju siguroj se në rruge zyrtare nuk ka asnjë informacion apo diskutim për largimin e Burgajt.