Nishani: Zgjedhjet parlamentare sipas standardeve
Ministri i Brendshëm Nishani ka deklaruare se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të zhvillohen sipas standardeve, për të qenë sa më transparente. Gjithashtu ai ka vlerësuar si të rëndësishëm procesin e pajisjes të shqiptarëve me karta.
TIRANE- Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri do të zhvillohen sipas standardeve qe garantojnë një proces zgjedhore transparent dhe të ndershëm. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Brendshëm Bujar Nishani.
Ministri Nishani e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm procesin e printimit të certifikatave elektronike, funksionimin e Regjistrit Themeltar të Gjendjes Civile të shtetasve dhe procesin e aplikimit për letërnjoftimet elektronike.
"Tashmë kemi një Regjistër të Gjendjes Civile, i cili megjithë problemet e vogla teknike është një garanci për saktësinë e procesit zgjedhor", tha Nishani duke sqaruar se çdo ndërhyrje apo pasaktësi në regjistër, falë sistemit, është e evidentueshme.
Ndërsa në procesin e pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti të reja ministri i Brendshëm Nishani ka theksuar se ky proces është mjaft i rëndësishëm për zgjedhjet, por edhe për liberalizimin e vizave, duke i kërkuar kështu angazhimin e të gjithë aktorëve për finalizimin e këtij procesi të nisur.
Gjithashtu Nishani ka premtuar se ky proces, i cili e nisi startin e tij më 12 janar të këtij viti në Tiranë, do të shtrihet gjatë muajit shkurt në të gjithë vendin, “shumë shpejt do të fillojë shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike për ata shtetas të cilët e kanë kryer aplikimin”, përfundoi Nishani. (a.r/balkanweb)