Nishani betohet si president: Më uroi Rama, Topi festë me miqtë
TIRANË- Bujar Nishani nisi dje mandatin 5-vjeçar si president i ri i vendit. Përmes një ceremonie festive të organizuar në selinë e presidencës, mes 600 të ftuarve, Bamir Topi ia dorëzoi dje zyrtarisht detyrën e kreut të lartë të shtetit. Një ceremoni që nisi në orën 18:00 në parlament dhe betimin mbi Kushtetutë duke u zhvendosur tek atmosfera festive në selinë presidenciale.
Qindra të ftuar e uruan dje presidentin e ri, dhe një urim ka ardhur nga kryetari i PSsë, Edi Rama i cili ishte i pranishëm në ceremoni. “Vlerësoj pjesëmarrjen e të ftuarve, si edhe të kreut të PS-së. Këtë e shoh si vlerësim dhe respekt ndaj institucionit të presidentit. Urimin personal e kam marrë sot nga Edi Rama”, deklaroi Nishani mbrëmë.
Ndërkohë ish-presidenti Bamir Topi sapo dorëzoi presidencën tek Bujar Nishani mblodhi miqtë e tij që të festojnë së bashku në një darkë tek “Lion Park”. Festa e tyre nis rreth orës 20:30 në të njëjtën kohë kur pasardhësi i tij Bujar Nishani festonte në presidencë marrjen e mandatit 5-vjeçar.
“Jam sërish midis njerëzve, midis miqve, dita e nesërmë do ecë normalisht. S’do të shkoj në zyrë, por do të jem me impenjime në shumë plane. Institucioni i presidentit ka nevojë për mbështetje nga të gjithë”, deklaroi Topi për mediat. Ish-presidenti Topi mblodhi bashkëpunëtorët e tij me të cilët punoi 5 vjet në presidencë por dhe miqtë e politikës, deputetin Gazmend Oketa, kreu i Frymës së Re Demokratike, ish-deputetin Aleksandër Biberaj, e figura të tjera të politikës darkuan për disa orë jo larg qendrës së Tiranës.
Mes batutash dhe një atmosfere festive mes miqsh, Bamir Topi kaloi natën e fundit si president për t’u kthyer akoma më aktiv siç është shprehur ai në politikën shqiptare. Topi pritet të kryesorë FRD në muajin shtator përmes një gare brenda kësaj partie.
(e.m/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ish-zonja e parë, Teuta Topi: Ishin 5 vite tepër të veçanta