E Diel, 1 Nëntor 2026

Ali Podrimja vdiq nga dehidratimi, trupi nesër në Prishtinë

Kosovë- Poeti i shquar Ali Podrimja, i cili u gjet i pajetë këtë të shtunë në një pyll të Francës, ka vdekur nga dehidratimi. Ky është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore të autoriteteve franceze sipas së cilave Podrimja nuk është dhunuar dhe as vetëvrarë.

Lajmi raportohet sot nga Ekpsrees i cili shton se trupi i pajetë i Podrimjes pritet të mbërrijë nesër në Prishtinë.

Ndërkohë Express nga burimet e saj ka mësuar se raporti mjeko-ligjor nuk pritet të mbërrijë në Kosovë para dy javësh, për shkak të procedurave ligjore që duhen zbatuar.

Ali Podrimja, poeti i njohur kosovar është gjetur dje i pajetë në fundjavë pasi u shpall i zhdukur në Lode të Francës. Lajmi u konfirmua nga ministra e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila është njoftuar nga autoritetet franceze. Poeti Podrimja kishte shkuar në festivalin e poezisë Vox de la Mediterranii në qytetin Lodeve në Francë, por nuk është kthyer më tek të njohurit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›