E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jeten 9 vjecari ne Velipoje

Një  fëmijë 9 vjeçar nga Peshkopia ka humbur jetën pasi është goditur nga një çadër dielli e cila është shkëputur nga toka për shkak të erës së fortë që frynte në plazhet e Velipojës. 9 vjeçari ka qenë më pushime së bashku me familjen e tij në Velipojë. Në momentin kur po bëheshin gati për tu larguar nga zona e plazhit 9 vjeçari, Rezart Gjoli është goditur nga çadra në kokë dhe si pasojë e  plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›