Shkodër, tentoi të vrasë nënën, prangoset 64-vjeçari

Një 64- vjeçar është ndaluar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë nënën e tij. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Bujar Kotrri pasi më datën 22.07.2012, rreth orës 18.00 në banesën e tij, ky shtetas, ka tentuar të vrasë, me mjete të forta, nënën e tij shtetasen M. Kotrri, 84 vjeç, e cila aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjëndje të rëndë.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, pasi autori luante bixhoz dhe kërkonte vazhdimisht para nga e moshuara.
Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet, në ngarkim të shtetasit Bujar Kotrri, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për vepren penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentative "