E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga pranë tunelit Tiranë-Elbasan -FOTO

ELBASAN-Një masiv i madh shkëmbor është shembur nga mali dhe ka zënë pjesën e rrugës pranë tunelit Elbasan-Tiranë.
Mësohet se masivi shkëmbor dhe shumë dhera kanë zënë 75 për qind të gjerësisë së rrugës dhe 10 metra gjatësi në pjesën 600 m nga rruga nga ana e Elbasanit, pranë tunelit.

Policia konfirmoi rënien masive të shkëmbinjve dhe dherave nga krahu i malit, anash rrugës duke bërë të ditur se kalimi në autostradë bëhet vetëm nga njëra korsi.
Mësohet se dy fadroma po punojnë për largimin e inerteve dhe shkëmbinjve që kanë rënë në rrugën Tiranë-Elbasan.

Tuneli Tiranë-Elbasan u përurua në mes të Qershorit, ndërsa punimet në autostradë vijojnë ende.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga pranë tunelit Tiranë-Elbasan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›