Nishani dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetutës
Xhezair Zaganjori dekretohet anëtar i Gjykatës së Lartë, ndërsa Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari emërohen anëtar të Gjykatës Kushtetuese
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë. Ndërkohë Presidenti Nishani, dekretoi emërimin e zotit Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, Presidenti dekretoi emërimin e zotit Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin e Presidencës thuhet se: “Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë. Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e zotit Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese”.
Kreu i shtetit zhvilloi katër ditë më parë takime të veçanta me krerët e grupeve parlamentare të partive politike ku diskutoi për kriteret profesionale që duhet të kenë kandidatët si anëtarë për këto gjykata.